E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fundjava e blerte”, tri ne pranga per trafik klandestinesh

Tre persona jane ndaluar gjate nje operacioni te policise kufitare Gjirokaster, te akuzuar per trafikim klandestinesh drejt Greqise. Aksioni i koduar “Fundjava e blerte” ka derguar ne qeli 28 vjecarin Ilir Myrtaj, 37 vjecarin Alfred Lamce dhe Qani Dokon, 37 vjec, te tre lindur dhe banues ne qytetin e Fierit. Zyrtare te policise thane dje per gazeten “KJ” se zbulimi i rrjetit dhe goditja e tij u be i mundur pas shoqerimit te 15 personave nga rrethe te ndryshme te vendit, te cilet po tentonin te kalonin kufirin shqiptaro-grek ne menyre te paligjshme. Nga te dhenat e para hetimore, behet fjale per nje rrjet te organizuar trafikimi me qender ne qytetin e Fierit. Policia tha se organizator i ketij trafiku ka qene Alfred Lamce, nderkohe qe Qani Diko, shofer i mjetit taksi FR 712 A, dhe Ilir Myrtaj, kane sherbyer si shoqerues kundrejt nje shume te konsiderueshme parash. Zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, tha dje se, “ky rrjet perdorte dy intinerare te levizjes se klandestineve, si Fier-Tepelene-Gjirokaster-Kakavije dhe Fier-Vlore-Sarande-Delvine. “Emigrantet klandestine ndalonin ne fshatin Jorgucat te rrethit Gjirokaster, nga ku me pas levizja behej me kembe ne drejtim te kufirit te gjelber me shtetin grek”, perfundoi zedhenesi Mullai.
B. Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›