E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjyqtaret, vetem ne doren e KLD-se”

Artan Cena
Gjyqtaret lirohen dhe emerohen vetem nga Keshilli i Larte i Drejtesise dhe jo partite politike. Nenkryetari i institucionit te larte te drejtesise, Kreshnik Spahiu, hedh poshte akuzat se ndryshimet ne gjyqesor kryhen me direktiva politike. “I vetmi autoritet qe ka kete te drejte eshte KLD-ja dhe politika duhet te qendroje larg gjyqesorit”, u shpreh dje ne nje konference per shtyp numri dy i ketij organi. Ndersa per menyren dhe kohezgjatjen e qendrimit ne detyre, Spahiu deklaroi se, “Kushtetuta ka percaktuar mandatin e gjyqtareve dhe jo te kryetareve te gjykatave”. Ky reagim erdhi pas akuzave te Partise Socialiste per largimin e padrejte nga detyra dhe kufizimin e qellimshem te mandatit te 14 kryetareve te gjykatave ne rrethe, qe u cilesuan antikushtetuese. Nderkohe qe i pyetur per menyren e perzgjedhjes se drejtuesve te rinj ne vendet vakant, Spahiu sqaroi se eshte perzgjedhur modeli amerikan i konkurrimit, per gjyqtaret me eksperience, kualifikime, qe nuk kane marre masa administrative apo te jene akuzuar per abuzime.
Nenkryetarit te KLD-se i eshte dashur te dale per here te dyte qe te shpjegoje mekanizmin e veprimit te institucionit dhe te drejtat qe ai ka ndaj sistemit gjyqesor. Edhe dje Spahiou shpjegoi se perse jane larguar 14 kryetaret e gjykatave ne rrethe te ndryshme, perfshi edhe kater Apele. “Ndryshimi i votuar per nje mandat 4 vjecar te kryetareve te gjykatave dhe nenkryetareve, erdhi ne kuader te reformes ne drejtesi dhe jo pas nderhyrjeve politike”, tha numri dy i institucionit para medias. Dhe ky vendim sipas Spahiut eshte parashikuar sipas mbledhjes se dates 12 Korrik 2007, te Keshillit te Larte te Drejtesise, “Per funksionet drejtuese ne gjykata”. “Periudha e qendrimit ne detyre e kryetarit dhe zevendeskryetarit te gjykates nuk ka pse te jete e pakufizuar ne afat, pasi ne thelb, drejtimi nuk lidhet me veprimtarine e gjyqtarit, por me organizimin e punes ne veprimtarine e perditshme administrative te gjykates", tha Spahiu.
Spahiu deklaroi se KLD-ja nuk mund dhe nuk do te lejoje qe kryetaret e gjykatave te emerohen me zarfe nen dore, me pelqimin e deputetit te zones, kryetarit te komunes, prefektit te qytetit apo sekretarit te celules se partise. “Ata do te duhet t’i nenshtrohen nje gare te ndershme ligjore, te barabarte dhe publike per te fituar besimin dhe te drejten e drejtimit te shtetit ligjor”, tha ai.
Kriteret per t’u zgjedhur kryegjyqtar
Secili qe mban emrin gjyqtar apo jurist i vjeter mund te kandidoje per te qene ne detyren e kryetarit te gjykates apo nenkryetarit. Keshilli i Larte i Drejtesise ka nxjerre kriteret baze per te gjithe ata qe duan te jene ne krye te gjykatave te rretheve gjyqesore.
Ne baze te rregullores se nxjerre nga KLD-ja per te qene ne vendin e kryetarit duhet te kesh permbushur te pakten dhjete vjet pune si gjyqtar. Nje tjeter kriter eshte edhe mospasja ne dosje te asnje kritike apo verejtje te dhene nga KLD-ja. Ana morale, profesionale dhe koha ne detyren e gjyqtarit jane faktor baze. Para se te votohesh duhet te pergatitesh te japesh nje provim te shkurter ne KLD. Duhet te kesh nje plan pune dhe te zbatosh me se miri detyrat qe te kerkohen. Po keshtu duhet te permbledhesh ne menyre te detyruar te gjitha planet e tua per gjyqesorin, me qellim rritjen e efektivitetit ne pune.
Te drejtat e KLD-se
Keshilli i Larte i Drejtesise, si organ qeverises dhe mbrojtes i pushtetit gjyqesor cilesohet totalisht i shkeputur nga dy pushtetet e tjera dhe ushtron veprimtari vendimmarrese ne baze dhe per zbatim te ligjit. Vendimi i Keshillit i Larte i Drejtesise per kufizimin e mandatit te kryetarit te gjykates nuk bie ne kundershtim me ligjin aktual dhe as pengon parashikimin ne te ardhmen me ligj te nje mandati te tille. Vendimi i Keshilli i Larte i Drejtesise, nuk ben gje tjeter vecse ne formen e nje akti nenligjor, ploteson boshllekun aktual te ligjit dhe eshte ne te njejten fryme me te gjitha debatet juridike, sugjerimet e eksperteve nderkombetare dhe qendrimin qe deri tani eshte mbajtur nga Komisioni i ligjeve per kohezgjatjen e drejtimit te gjykates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›