“Kontrabanda e cigareve po varferon shtetin”
Ne arken e shtetit mungojne 30 milione USD pasi ne ndryshim nga viti i kaluar nuk jane zhdoganuar 753 tone cigare. Vleresimi eshte bere nga Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar, i cili i ben thirrje Kryeministrit, qe te marre masa urgjente per te luftuar kontrabanden e cigareve. “Denoncojme nje nga deshtimet me te medha te kesaj qeverie ne luften kunder kontrabandes dhe evazionit fiskal”, deklaroi dje deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, ne nje konference per shtyp. “Kjo qeveri, - vijoi ai, - perpara se ta kerkoje evazionin fiskal te pagat e shqiptareve me te ardhura te uleta dhe t’i taksoje dyfish ato, duhet ta kerkoje aty ku ai fshihet realisht, te kompanite prane qeveritareve. “Eshte fjala per kontrabanden masive te cigareve, pasi gjate vitit 2007 eshte shenuar shifra me e ulet e zhdoganimit te cigareve ne 5 vitet e fundit”, deklaroi Bello. Sipas perllogaritjes se bere nga deputeti socialist, ne vitin 2007, shteti ka zhdoganuar 238 tone me pak cigare se viti 2003. “Vetem nga kjo kontrabande, gjate vitit 2007 mungojne ne buxhetin e shtetit rreth 30 milione USD”, pretendoi Bello. Sipas tij, kjo shifer eshte 3 here me e madhe se i gjithe pergjysmimi i taksave te biznesit te vogel, te bera nga qeveria ne vitin 2005. D.Dedej