"Liderët duhet të shmangin "kurthin e perandorit"
Shprehia organizative është aftësia për të menaxhuar strukturat, flukset e informacionit, si dhe sistemet e shpërblimit të një institucioni ose grupi njerëzish. Liderët menaxhojnë drejtpërdrejtë ata që janë në varësi të tyre dhe tërthoras ata vetë ndikojnë në punë, duke vendosur dhe mbështetur sisteme për institucionet e tyre. Kjo përfshin inkurajimin e lidershipit në nivele edhe më të ulëta në organizatat e tyre.
Liderët kompetentë duhet të menaxhojnë mirë rrethin e ngushtë të këshilltarëve, për të garantuar një qarkullim pa deformim të informacionit dhe një sferë influence aktive. Ata duhet të shmangin "kurthin e perandorit", teksa dëgjojnë vetëm për bukurinë e petkave të tyre të reja. Ironikisht, Xhorxh Bush (George W.Bush), i pari president me MBA (Master of Business AdministrationMaster në Administrim Biznesi), në këtë aspekt, ishte më i dobët se i ati, i cili dinte si të menaxhonte një grup këshilltarësh të aftë. Stefën Hedli (Stephen Hadley), i dyti Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Bushit të ri, citohet të ketë thënë rreth mandatit të parë të Bushit: "Unë i ve ekipit tonë notën "B-" për zhvillimin e politikës dhe notën "D-" për ekzekutimin/zbatimin e politikës".