E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gjërat më të mira arrihen nga përzierja e kulturave"

Gjërat më të mira arrihen nga përzierja e kulturave, apo më mirë të themi, nga ndeshja dhe përballja mes kulturave. Rima Afrika në Rock and Roll, grupet fituese të futbollit francez, proceset e fermentimit, të cilat erdhën nga Europa Lindore, pjesa e hebrenjve, qytetet kozmopolite të Londrës edhe të New York-t.

Numrat perëndimorë, në të vërtetë, kanë ardhur nga Arabia (Arabic), zero rrjedh nga India, etj. D.m.th., nëpërmjet kulturave të ndryshme kanë ardhur shumë gjëra që ne sot i përdorim dhe s'mundemi pa to, e kjo falë kulturave të ndryshme. Nuk ka shtet i cili nuk ka nevojë të huazojë diçka nga të tjerët. Kooperimi me të tjerët do të jetë gjithmonë çelësi i zhvillimit. Është mit që globalizmi përfshin uniformitet amerikan për botën.

Sa për fillim, shumë produkte amerikane nuk janë aq amerikane sesa na duken neve, p.sh., Jeans-et i ka dizajnuar një imigrant gjerman në Amerikë (nuk ishte amerikan, por gjerman), por në sy të Europës, xhinset duken produkte amerikane. Në disa mënyra, Amerika nuk është një lider global, por vetëm se i ka të përhapura disa produkte nëpër botë. Shumë nga sportet botërore kanë ardhur nga vendet e tjera, si p.sh., xhudo, karate, kikboks, janë nga vendet aziatike, pastaj soçer nga Britania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›