Izraeli vret gjashtë palestinezë në Rripin e Gazës

Palestinezët thanë se tre persona u vranë nga izraelitët në veri të Rripit të Gazës mëngjesin e së enjtes. Izraeli tha se ata po vendosnin një bombë pranë kufirit.
Disa orë më parë, në një goditje nga ajro në qendër të Gazës, Izraeli vrau tre militant të dyshuar, të cilët sipas Tel Avivit po përpiqeshin të gjuanin me raketë.
Ditët e fundit ka pasur një valë sulmesh nga palestinezët dhe sulmesh nga ajri të izraelitëve. Në incidentin e fundit, Izraeli njoftoi se kishte sulmuar një skuadron terrorist që po përpiqej të shpërthente një pajisje, ndërsa një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza tha se të vrarët ishin civilë./Start/F. P/
2012-09-06 13:46