Wollfarth: Të luftohet dhuna në familje

Ai ishte i pranishëm në seminarin ndërkombëtar "Promovimi i të Drejtave të Njeriut dhe Rritja e Ndërgjegjësimit ndërmjet Autoriteteve Lokale dhe Rajonale". Wollfarth kërkoi prej institucioneve të pavarura, që ekspertizën dhe përvojën e tyre të fituar ta venë në dispozicion të njësive të qeverisjes vendore, pasi kështu mund të përfitojnë nga politikat më të mira të vendeve të tjera.
"Një shembull i mirë është projekti për praktikat më të mira për integrimin e romëve, i cili është një projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe OSBE/ODIHRIT në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky projekt do të intensifikojë dhe promovojë praktikat më të mira në rajon për rritjen e pjesëmarrjes së romëve në jetën publike dhe vendimmarrje, për të pasur ndihmë më të mirë ligjore dhe kushte jetese më të përmirësuara, duke përfshirë dhe arsimin", tha Wollfarth.
Gjithashtu, ai kërkoi edhe më shumë të drejta për gratë dhe luftën ndaj dhunës në familje. “Dhuna në familje nuk është vetëm një problem familjar, por është një problem që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe përfshin të gjithë shoqërinë. Dhuna ndaj grave është një pengesë për arritjen e barazisë shoqërore, ajo dëmton gratë, fëmijët dhe kështu të gjithë shoqërinë në tërësinë e saj", u shpreh Wollfarth.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria vendore duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të promovuar mbrojtjen e grave në familje përmes fushatave të ndërgjegjësimit, që përfshijnë të gjithë shqiptarët. “Mbrojtja e të drejtave të njeriut nënkupton krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë dhe në veçanti për fëmijët si e ardhmja e Shqipërisë", tha ambasadori i OSBE në Tiranë. /Start/
2012-09-06 11:42