Fundoset peshkarexha në Vlorë, rojet bregdetare shpëtojnë 5 peshkatarët

>Moti i keq dhe defekti në motor bllokojnë në det peshkarexhën Agios Nikola
Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë bërë që një peshkarexhë të fundoset në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa ekuipazhi ka mundur të shpëtojë. Peshkarexha Agios Nikola është fundosur pranë fshatit Zvërnec në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, edhe pse përpjekjet për shpëtimin e saj nuk kanë munguar gjatë gjithë natës së martë. Pesë pjesëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit arritën të shpëtonin në sajë të ndihmës të Rojeve Bregdetare Shqiptare, policisë kufitare dhe Guardia di Financa. Anija e peshkimit Nikolaos ka kërkuar ndihmë rreth orës 00:05, teksa ajo ndodhej për gjueti sardeleje në gjirin e Vlorës, pranë vendit të quajtur Shën Jani, pranë gadishullit të Karaburunit. Sipas informacioneve të drejtorisë së kufirit dhe migracionit, është komunikuar fillimisht me pronarin e peshkarexhës, Alfred Osmanin, i cili ka konfirmuar se ndodheshin rreth dy milje në jugperëndim të Triportit, ku u ishte fikur motori. Mjeti lundrues kishte filluar të merrte pak ujë dhe ekuipazhi prej 5 personash rrezikonte të mbytej.
Ndërhyrja
Me të marrë këtë informacion janë njoftuar të gjitha strukturat e shërbimeve të Vlorës. Për shkak të situatës së valëzimit të lartë detar dhe stuhisë në det, mjetet e lundrimit të stacionit të policisë kufitare të Triportit e kishin të pamundur të ofronin ndihmën e kërkuar. Për këtë arsye, nga ana e shërbimeve të Rojës Bregdetare në Sazan është vënë në dispozicion Roja bregdetare 217. Edhe kjo anije ka kontaktuar, por për shkak të kohës së keqe nuk ka dhënë dot ndihmë. Në këto kushte, në bashkëveprim me Kapitenerinë e porit dhe me Guardia di Finanzën, janë nisur në drejtim të peshkarexhës dy rimorkiatorë. Ndërkohë për shkak të erës së fortë anija është zhvendosur nga Shën Jani përballë kodrës së Zvërnecit, rreth një milje në afërsi të bregut. As rimorkiatorët nuk kanë mundur dot të ndihmojnë peshkarexhën për shkak të motit të keq. Vetëm rreth orës 02:40, anija ka mundur të hyjë në cekëtinë, ndërsa ekuipazhi është ndihmuar të largohet nga zona nga efektivët e shërbimeve policore. Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, në Qarkun e Vlorës bëri të ditur se kanë qenë kushtet e papërshtatshme të motit dhe era e fortë, ato qëkanë bërë që, peshkarexha të përballej me vështirësi të paparashikuara nga ekuipazhi i saj. Pronari i saj, Alfred Osmani si dhe 4 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit, Xhevair Hasani, Pajtim Veizi, Genci Shehu dhe Njazi Abazi kanë arritur të shpëtojnë, të ndihmuar nga forcat policore të bregdetit. Aktualisht mjeti lundrues tip peshkarexhe ndodhet në breg të detit, gjysmë i mbytur, në afërsi të kodrës së Zvërnecit, përballë pikës së vrojtimit të radarit. Ai do të nxirret në pritje të qetësimit të detit. Mjetet që ka në dispozicion roja kufitare vlonjate nuk bëjnë dot të mundur afrimin dhe nxjerrjen e saj, por mësohet se është kërkuar ndihmë nga mjetet më të rënda që ndodhen në portin e Durrësit, megjithëse ende nuk është kthyer ndonjë përgjigje.