E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundviti, Bashkia: kryeqyteti dy javë në festë

Bashkia e Tiranës aktivitetet kulturore çdo ditë në prag të Vitit të Ri
Një ekran i madh në qendër të Tiranës i cili do të prezantoj aktiviteteve e festave të përditshme që do të vazhdojnë deri në natën e ndërrimit të moteve do të hap siparin e një dhjetori ndryshe. Për ti dhënë më shumë mundësi qytetarëve dhe për ta shndërruar kryeqytetit në këtë fund vit me pamjen e një qyteti të gjallë Bashkia e Tiranës, ka bërë dje hapjen zyrtare të një periudhe gala, e cila do të argëtojë të gjitha grupmoshat, dhe do t'i ofrojë kryeqytetit një periudhë ndryshe, një periudhë ku muzika, arti dhe animacionet do të jenë të përditshme çdo natë. Në këtë mënyrë Bashkia ka menduar që përmes këtyre festave kulturore dhe sociale në këto ditë të ftohta i cili do të mbaroj në natën e të ndërrimi të vitit me një koncertë të madh ti argëtoj sado pak kryeqytetasit. Sipas Bashkisë së Tiranës kjo festë ka filluar me ndezjen e një ekranit gjigand në qendër të qytetit, që do pasoj më pas me koncerte, evenimentet skenike dhe ato sociale për gjatë gjithë orëve të pasdites deri në natën e Vitit të Ri. "Ekrani gjigandë me përmasa 320 cm 240 cm, vendoset për herë të parë në kryeqytet me saktë në sheshin "Skënderbej", mbi një kullë të lartë, e cila është përshtatur në formën e një skene permanente", tha zëdhënësja e Bashkisë Bona Zhupa. Ky ekran sipas saj do të pasqyrojë ditët e mbetura deri në ndërrimin e viteve, për të kryer 24 orët e fundit të numërimit mbrapsht, të njohur ndryshe , si "countdoën". Ndërkohë këtij dekori të ri e modern, sipas saj i shtohen këtë vit dhe disa rrugë e bulevarde, të cilat janë dekoruar në mënyrë elegante me elemente të rinj ku dominon e kuqja. "Përmendim Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Rrugën e Durrësit etj. "Ne dekorin e sivjetshëm janë përdorur edhe elementët e viteve të mëparshëm, të cilat gëzojnë gjendje të mirë dhe nuk kanë kryer kohën e amortizimit", tha Zhupa. E veçantë e këtij viti është se Bashkia e Tiranës ka vënë një theks të rëndësishëm mbi aktivitetet kulturore, duke mos lënë asnjë nga ditët në prag të Vitit të ri pa organizime speciale. "Çdo pasdite, të gjithë mund të gjejnë diçka interesante për të ndjekur në skenën e ndërtuar në sheshin "Skënderbej". Projekte të njohura, por edhe të reja do te organizohen me cilësi , për të krijuar këtë vit atmosferën e ngrohtë e të dashur që Tirana evropiane meriton",-tha zëdhënësja e Bashkisë Zhupa.
Programi i Festave të Fundvitit
Sheshi "Skënderbej"
14.12.2007 e premte ora :17:30
Hapja zyrtare e festimeve. Koncert me këngë festive sezonale koristike
15.12.2007 e shtunë, ora 17:00
Të lindur për të lexuar. Projekt socialo - kulturor për fëmijë të moshave 3 -13vjeç
16.12.2007 e dielë, ora 19:00
Koncert. Kuartet harqesh, Balet klasik dhe modern, këngëtarë të muzikës së lehtë
17.12.2007 e hënë, ora 17:00
Teatër kukullash me histori për femijë me aventura, animim dhe cirk
18.12.2007 e martë,ora 19:00
Koncert Jazz. Tre grupe Jazz do të performojnë live për publikun
19.12.2007 e mërkurë, ora 17:00
Femijët artistë. Kore për femijë, kukulla dhe këngëtarë të vegjël
20.12.2007 e enjte (Bajram),ora 19:00
Ansambli Tirana Koncert me këngë e valle popullore.
21.12.2007 e premte, ora 17:00
Të lindur për të lexuar. Projekt social - kulturor për fëmijë të moshave 3 -13vjeç
22.12.2007 e shtunë, ora 19:00
Koncert. Kuartet harqesh, Balet klasik dhe modern, këngëtar të muzikës së lehtë
23.12.2007 e djelë, ora 19:00
Koncert i Qendres Kulturore Tirana. Ansambli popullor, Cirk, Banda e qytetit
24.12.2007 e hënë, ora 19:00
Krishtlindje te bardha. Koncert festiv, FreeHugs (Projekti)
25.12.2007 (Krishtlindje) e martë, ora 19:00
Koncert. Kuartet harqesh, Balet klasik dhe modern, këngëtar të muzikës së lehtë
26.12.2007 e mërkurë, ora 18:00
Art Skenik Grupi balet i teatrit do të performojë pjesë nga përralla të njohura me muzikë.
27.12.2007 e enjte, ora 17:00
Të lindur për të lexuar. Projekt social - kulturor për femijë të moshave 3 -13vjeç
28.12.2007 e premte, ora 18:00
Mbrëmje në nder të 10 Personaliteteve të vitit 2007, ora 20:00
Magjia e artit. Projeksion mural, koncert filarmonik ( Bashkia e Tiranës )
29.12.2007e shtunë, ora 19:00,
Banda Frymore e Qytetit. Koncert recital me pjesë të zgjedhura nga repertori sezonal
30.12.2007 e martë, ora 19:00
Koncert Rock Live
31.12.2007 e hënë, ora 21:00
Koncert i madh festiv i ndërrimit të viteve
Rikonstruksioni, mbaron segmenti i rrugës te "Kodrën e Priftit"
Rama: kjo rrugë simbolizon politikën e premtimeve të mbajtura
Kanë përfunduar tashmë punimet për rikonstruksionin e segmentit nga rruga "Sadik Petrela" tek Rruga Nr.23, në "Kodrën e Priftit". Rruga që u rikonstruktuar ndodhet në Lindje të qytetit të Tiranës dhe është një rrugë lokale nga pikëpamja urbane. Ajo është një nga segmentet që krijojnë skemën rrugore të lagjes "Kodra e Priftit" dhe prej disa vjetësh ka qenë mjaft problematike, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur ujërat e zeza dhe ujërat e shiut përmbytnin të gjithë zonën përreth. Kryebashkiaku Edi Rama, i cili inspektoi përfundimin e këtyre punimeve, u shpreh se "kjo rrugë simbolizon politikën e premtimeve të mbajtura. Është një rrugë e cila mbyll një plagë të madhe urbane në këtë zonë, gjë që edhe ju e keni dëshmuar me kronikat tuaja". Me tej, Ramaka shtuar se është një moment i përshtatshëm për të kërkuar edhe një herë nga të gjithë qytetarët e Tiranës që të përfshihen në procesin e hartimit të Buxhetit të vitit të ardhshëm, një buxhet ambicioz, me investime të mëdha dhe angazhime të mëdha në planin social, që kërkon me patjetër edhe mendimin e të gjithë komuniteteve të kryeqytetit. "Të gjithë ata që kanë mundësi, të marrin pjesë në këtë proces dhe ta thonë fjalën e tyre të urdhërojnë", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›