E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama transferon ish-kolegët

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama transferon nga Lushnja ish-kolegët e saj. Me një kërkesë të parë, drejtuar presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryeprokurorja ka kërkuar transferimin nga Lushnja në drejtim të Durrësit dhe Tiranës të tre prokurorëve. Siç dihet, para se të punonte në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, Rama ka qenë gjyqtare në Lushnje. Presidenti Bamir Topi dekretoi propozimet e para për transferime të kryeprokurores Ina Rama. Sipas burimeve zyrtare pranë organit qendror të akuzës, 5 transferimet e prokurorëve të dekretuar nga Presidenti paraditen e djeshme janë kryer me propozim të Prokurorës së Përgjithshme, Rama, e cila mesa duket ka paralajmëruar me kërkesën e saj të parë reformën e pritshme. "Bamir Topi dekretoi 5 transferimet e para të propozuara nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama dhe emërimin e tyre në vende të ndryshme". Po dje, Presidenti Topi ka miratuar edhe një propozim të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, i cili para shkarkimit kërkoi emërimin e 12 prokurorëve të rinj të Shkollës së Magjistraturës në prokuroritë përkatëse, pas mbarimit të stazhit.
TRANSFERIMET
1. Dritan GINA, prokuror në Prokurorinë e Lushnjës, transferohet pranë Prokurorisë së Durrësit,
2. Rabiana SHEHU, prokurore në Prokurorinë e Lushnjës, transferohet pranë Prokurorisë së Durrësit
3. Gjergji TAKO, prokuror në Prokurorinë e Lushnjës, transferohet pranë Prokurorisë së Tiranës,
4. Daniela SULAJ, prokurore në Prokurorinë e Kavajës, transferohet pranë Prokurorisë së Tiranës,
5. Elsa KARECI, prokurore në Prokurorinë e Kavajës, transferohet pranë Prokurorisë së Tiranës.
MAGJISTRATËT
1. Ornela RRUMBULLAKU, prokurore në Kavajë
2. Elida CELAMI, prokurore në Lushnje
3. Elfrida BREGOVA, prokurore në Kavajë,
4. Maksim SOTA, prokuror në Vlorë
5. Julian XHENGO, prokuror në Fier,
6. Alma KOLA, prokurore në Fier
7. Ndini TAVANI, prokuror në Lushnje
8. Endrit BIMI, prokuror në Lushnje
9. Arens ÇELA, prokuror në Lushnje
10. Sonila DOMI, prokuror në Krujë
11. Bujar MEMIA, prokuror në Kavajë
12. Elsion SADIKU, prokuror në Korçë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›