E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundviti, Vasili: Bluzat e bardha në gatishmëri

TIRANË- Bluzat e bardha do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo urgjencë shëndetësore gjatë festave të fundvitit.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili në takimin e zhvilluar në ambientet e Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’, me shefat e shërbimit, i ka kërkuar atyre marrjen e masave të duhura si dhe gatishmëri për fluksin e mundshëm që mund të paraqitet në qendrat spitalore të kryeqytetit gjatë fundvitit.

“Të sëmurët kronikë të mos largojnë vëmendjen nga shëndeti i tyre. Kujdesi duhet të jetë i njëjtë pavarësisht nëse është festë. Një përkujdesje të veçantë duhet të tregojnë edhe për të rinjtë të cilët frekuentojnë jetën e natës, por edhe në përdorimin e fishekzjarrëve, pasi ngjarjet e pakëndshme mund të shkaktojë trauma të parikuperueshme”- theksoi ministri Vasili.

Nga ana tjetër, Vasili u kërkoi qytetarëve përkujdesje gjatë festave të fundvitit, sidomos të sëmurët kronikë, të moshuarit, por edhe të rinjtë që qëndrojnë në orët e vona të natës duke festuar me fishekzjarre.

“Vetë qytetarët të kenë përkujdesjet e tyre. Të sëmurët kronikë, që vuajnë nga sëmundje kronike të njohura si sëmundje të zemrës, diabetit, etj, është vendi për të tërhequr vëmendjen që festat të mos jenë moment i shkujdesjes së tyre ndaj shëndetit të tyre”, nënvizoi ministri Vasili
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›