Save the children: Shtohen fëmijët që lypin rrugëve
TIRANË- Organizata "Save the children" dhe qendrat për mbrojtjen e fëmijëve japin alarmin se në rrugët e Tiranës ka çdo ditë e më shumë fëmijë në situatë rruge.
Sipas një studimi të bërë nga këto organizata del se arsyet që çojnë këta fëmijë të dalin për të lypur apo për të shitur në rrugë kanë të bëjnë kryesisht me varfërinë si dhe për faktin se detyrohen nga prindërit e tyre.
Drejtoresha e programit "Save the children" Veslemoy Naerland ka deklaruar se kur fëmijët u pyetën nga anketuesit nëse dëshironin të shkonin në shkollë apo të lypin, ata kanë zgjedhur të parën. Problemet kryesore që hasen në këta fëmijë kanë të bëjnë me shkollimin e tyre si dhe me vaksinimin dhe trajtimin shëndetësor falas që këta fëmijë ende nuk e përfitojnë.
"Përfshirja e fëmijëve në situatë rruge në sistemin e arsimit mbetet në një përqindje të ulët, shumë prej këtyre fëmijëve nuk regjistrohen në shkollë ose e braktisin shkollën në një moshë shumë të hershme",- ka theksuar Naerland si dhe ka shtuar që edhe pse ka ligje që përcaktojnë se fëmijët në situatë rruge duhet të marrin shërbimin shëndetësor kjo nuk zbatohet.
el.me/GSH/BalkanWeb)