Furgoni në humnerë, 8 plagosen
• Përplasja me një automjet tjetër dhe rruga e ngrirë rrëzoi në greminë një furgon ku po udhëtonin 8 vetë në aksin Rrëshen-Fushë Arrës.
MIRDITE/ ROLAND NIKOLLI
Burime policore pohuan se aksidenti shënoi vetëm të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të ditës së djeshme në vendin e quajtur "Maja e Malthit" në zonën e Mirditës. Një furgon tip "Fiat Dukat" me targë TR 942 A i drejtuar nga 54-vjeçari Nikoll Përmarkaj, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Fushë-Arrësi në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar 50 metra në humnerë, poshtë rrugës nacionale. Shkak për aksidentin është bërë mungesa e zinxhirëve dhe terreni i rrëshqitshëm, pasi trashësia e borës në këtë segment i kalonte 10 centimetrat. Po kështu, sipas dëshmive të marra prej policisë nga drejtuesi i mjetit si dhe nga pasagjerët, bëhet e ditur se furgonin e ka goditur në pjesën e pasme të tij një automjet tip "Audi" me targa italiane, duke bërë që ai të devijonte nga rruga. Të plagosurit rëndë kanë mundur që të dalin në rrugë duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe janë dërguar drejt spitalit të Rrëshenit nga automjete të rastësishme që kalonin në rrugë. Ndërkohë që është njoftuar policia e Mirditës, e cila, e shoqëruar nga një autoambulancë, është nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes, për t'iu gjendur në ndihmë të plagosurve. Bëhet e ditur se më e lënduar nga aksidenti ka qenë familja Voci, e cila ishte në numër të madh në furgon. Sipas mjekëve, Lula Voci, 54 vjeçe është plagosur më rëndë, ndërkohë që rezulton të jenë në gjendje kritike 19-vjeçarja Eriola Toma dhe Ervin Musaj, të cilëve iu konstatuan thyerje të gjymtyrëve. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Rrëshenit ata janë nisur drejt spitalit ushtarak në Tiranë. Burime të Policisë Rrugore të Mirditës pohuan se shkak i aksidentit ka qenë goditja furgonit nga vetura si dhe nënvlerësimi i drejtuesit të mjetit me udhëtarë për të përdorur zinxhirët. Të njëjtat burime saktësuan se makina "Audi" është larguar nga vendi i aksidentit pas rënies së furgonit, por po punohet për gjetjen dhe arrestimin e drejtuesit të autoveturës. Ndërkohë që bëhet e ditur se policia ka ndaluar edhe drejtuesin e furgonit, i cili qëndron i shoqëruar në ambientet e spitalit, pasi prej aksidentit ka një frakturë në këmbë.
Pasagjerët
Erjola Preng Toma 19 vjeçe
Ervin Mehmet Musaj 17 vjeç
Bledar Pjerin Voci 21 vjeç
Pren Pashk Toma 52 vjeç
Indrit Kol Hilaj 18 vjeç
Ardin Anton Voci 15 vjeç
Lule Mark Voci 52 vjeçe
Nikoll Përmarkaj 53 vjeç
Shkak për aksidentin është bërë dhe mungesa e zinxhirëve dhe terreni i rrëshqitshëm, pasi trashësia e borës në këtë segment i kalonte 10 cm