Telefonatë pisanjosësh
-Alo! Aty është Lili?
-Po, është duke bërë banjo.
-Po bën banjo?! Më fal se kam ngatërruar numrin...
Gruaja e komshiut
-Jot shoqe shan e thërret, grindet me gjithë pallatin, të mëdhenj e të vegjël, fëmijë e pleq... Si e duron kështu, more derëzi?!...
-Kjo që thua ti nuk është gjë fare, nuk e ke dëgjuar kur ajo është në qejf dhe nis e këndon.
Lajmet
Beni:
-Turi, sot kam lajme të mira dhe të këqija për ty, cilat do që të dëgjosh të parat?
Turi:
-Në fillim më thuaj të këqijat.
Beni:
-Të këqijat janë se nuk ka lajme të mira...
26 Mars 2008