Rikthehet dimri, stuhi shiu dhe dëborë
• Dimri rikthehet në Shqipëri në ditët e fundit të marsit.
Stuhi të forta me erë, shi si edhe reshje të dëborës gjatë orëve të vona kanë shkaktuar probleme dhe dëme materiale në qytete të ndryshme. Përmbytje, pemë të thyera, çati të dëmtuara apo shtylla elektrike të rrëzuara ka qenë panorama e kohës, ndonëse jemi në stinën e pranverës. Rrebeshi i shiut u zëvendësua në mbrëmje me dëborën, e cila pasi pushtoi zonat në veri, verilindje e juglindje arriti deri në periferitë e Tiranës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Rruga nacionale Elbasan-Tiranë u bllokua në Qafë-Kërrabë, pasi reshjet e borës arritën 10 cm, duke detyruar udhëtarët të vazhdonin rrugën nëpërmjet Durrësit.
Situata në Elbasan
Shiu i dendur dhe era e fortë në harkun kohor prej dy orësh ka shkaktuar dëme materiale, si edhe ka krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në Elbasan. Janë rrëzuar pemë shekullore, në qendër të qytetit dhe tek parku “Rinia” si dhe shumë mjete kanë dalë nga rruga. Burime policore bëjnë të ditur se pesë mjete kanë dalë nga rruga, ku fatmirësisht janë shkaktuar veç dëme materiale. Nga reshjet e dendura ka pasur përmbytje në disa lagje të qytetit si në bulevardin “Qemal Stafa”, te sheshi prapa institucionit të Prefekturës, në lagjen “Kala”, si dhe te lagja “Hekurudha”. Ndërkohë në lagjet “Kala” dhe “Çlirimi” ka pasur dëme në disa shtëpi private ku era e fortë ka dëmtuar çatitë. Gjithashtu probleme ka pasur dhe në akset kryesore që lidh Elbasanin me kryeqytetin, si edhe me qytetin e Librazhdit, pasi në mbrëmje nisën dhe reshjet e dëborës.
Situata në Fier
Lagjet e Fierit janë gdhirë të përmbytura ditën e djeshme. Kanë qenë kolektorët e bllokuar të cilët kanë bërë që të gjitha ujërat e zeza dhe ato të shiut të mblidhen në një vend duke përmbytur jo vetëm rrugët e qytetit, por edhe shumë shtëpi të lagjeve kryesore, si: “Kryengritja e Fierit”, “Kastriot”, “11 janari”, “Sheq i madh”, “Sheq i vogël” dhe “8 shkurti”. “Jemi ankuar disa herë gjatë dimrit edhe në bashki edhe në drejtorinë e ujësjellësit, por askush nuk na ka dëgjuar. Ne jemi përmbytur disa herë dhe nuk na kanë dëmshpërblyer për dëmet. Mirë që nuk na ndihmojnë, por pse nuk e parandalojnë këtë situatë”, u shpreh Bedriu, një banor i lagjes “Kryengritja”. Mosfunksionimi i kolektorëve në qytetin e Fierit ka sjellë shpesh probleme duke vështirësuar gjendjen e banorëve në raste stuhish. Sipas banorëve kësaj situate i është shtuar edhe rreziku më i madh, ai i daljes nga shtrati i lumit Gjanica, i cili ka marrë përmasa duke rrezikuar shumë shtëpi si dhe tregun industrial të qytetit.
Situata në Gjirokastër
Ndërpritet qarkullimi rrugor në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë. Reshjet e shumta të shiut në jug të vendit kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave e për pasojë bllokimin e këtij aksi për disa orë. Bëhet e ditur se në kilometrin e 16-të të kësaj autostrade është paralizuar qarkullimi, pasi është përsëritur situata e rrezikshme e tre muajve më parë kur rrëshqitjet e dheut nga mali bllokuan lëvizjen në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Një masiv i madh dheu ka shkarë në rrugë duke rrezikuar automjetet dhe vetë manovratorët që punojnë me mjetet e rënda të firmës ndërtuese “J&P AVAX”. Ekspertët e kësaj firme ndërtuese, pranojnë se punimet e kësaj rruge kanë hyrë në fazën e tyre më të vështirë dhe se situata përkeqësohet si pasojë e motit me reshje të vazhdueshme. “Vazhdimi i punimeve nga kilometri i 16-të deri në kilometrin 22-të, që përfshin brenda segmentit edhe territorin e Parkut Mjedisor të ‘Ujit të Ftohtë’ për shkak të terrenit të vështirë dhe në rrethanat e një moti me reshje që ul edhe më tej qëndrueshmërinë e terrenit, krijon një situatë të keqe dhe ndonjëherë edhe të rrezikshme për vazhdimin e punimeve”, është shprehur një nga ekspertët grekë të kësaj firme. a.k/m.r/p.n
Rrëzohen shtyllat e tensionit
KORÇE – Stuhia në Korçë ka shkaktuar probleme në rrjetin e energjisë elektrike. Si pasojë e erës së fortë, dy komuna, ajo e Pojanit dhe e Bulgarecit, me 12 mijë banorë kanë mbetur deri mbrëmë pa energji elektrike. Shumë shtylla elektrike u rrëzuan dhe specialistët janë angazhuar për të rikthyer energjinë në zonat problematike. Në akse të ndryshme rrugore ka pasur dhe pemë të rrëzuara që kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Në orët e pasdites, era e shiu janë shndërruar në reshje dëbore, që kanë vazhduar deri vonë. Mot i ftohtë është parashikuar nga sinoptikanët dhe në ditët e ardhshme në të gjithë vendin tonë. j.gj
Forca e detit deri në 8 ballë, pezullohen disa orë lundrimet
Stuhia e fortë e ditës së djeshme ka paralizuar portet kryesore në detin Adriatik dhe Jon. Era e fortë, shiu dhe deti i trazuar ka bërë që shumë mjete lundruese të shtynin orarin e tyre të ankorimit, apo të nisjes. Porti kryesor i vendit, ai i Durrësit, është bllokuar për më tepër se katër orë duke paralizuar njëkohësisht edhe trafikun detar të anijeve me kapacitet nën 5000 ton. Era e fortë që arriti shpejtësinë 20-25 metra për sekondë dhe deti me forcë 7 ballë kanë sjellë vonesa të konsiderueshme edhe për 200 pasagjerët e linjës Bari-Durrës, të cilët kanë pritur në radhë deri në përmirësimin e situatës meteorologjike. Vetëm pas rënies së intensitetit të erës dhe të dallgëve dy tragetet e linjës me Italinë kanë mundur të hedhin spirancën në portin e Durrësit. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm në të gjithë sektorët e portit puna është pezulluar, pas një urdhri të Kapitanerisë. Burime nga Kapitaneria njoftuan se era me drejtim nga jug-perëndimi arriti deri në kuotën 25 metra për sekondë. E njëjta situatë është paraqitur edhe në portin e Vlorës ku dallgët e detit kanë qenë 5 ballë në gji dhe 7-8 ballë në det të hapur, ndërsa fuqia e erës ka arritur nga 15-30 metra në sekondë. Në molin e përpunimit të anijeve tregtare është pezulluar puna si masë e nevojshme për të shmangur probleme apo përplasje të anijeve me molin.
Ndërkohë që mjetet që kanë qenë në lundrim dje të detyruara nga situata e keqe e detit kanë qëndruar në gjirin e Shën Janit në Karaburun për t’u mbrojtur nga era, deri në normalizimin e motit. I bllokuar ka qenë edhe porti i Sarandës, ku nuk janë ankoruar dhe as nuk janë nisur tragetet e linjës Sarandë–Korfuz. o.u/q.b/sh.d
Berat, dëme në biznese
BERAT – Bizneset në qytetin e Beratit kanë pësuar dëme të mëdha nga era e fuqishme e ditës së djeshme. Rreth 30 sera të fermerëve rezutojnë të shkatërruara dhe janë dëmtuar çadrat e tregtarëve të tregut industrial të qytetit. Pushimi i erës është vijuar nga një shi i rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme serioze për të gjitha të mbjellat si edhe për mallin e tregtarëve. Furtuna ka zgjatur për rreth dy orë dhe ka dëmtuar rreth 40 çadra të tregtarëve. Gjithashtu mësohet se nga shpejtësia e madhe e erës janë rrëzuar një numër i madh antenash, si edhe depozita uji, të cilat kanë qenë bosh për momentin. Dëme të mëdha të serave janë bërë në fshatrat e Komunës Kutalli, Poshnje dhe Lapardha. d.xh.