Gërdeci: Na duhet një analizë e cekët
• Blendi Kajsiu
te mentaliteti oriental i shqiptarëve. Së fundi, pasi analiza u thellua shumë, një analist liberal iu përvesh zgjerimit të saj. Kështu Gërdeci doli si dështim i të gjithëve; qeverisë, institucioneve, shoqërisë civile, pushtetit vendor, NATO-s, BE-së dhe medias. Natyrisht ka diçka të vërtetë në të gjitha këto analiza. Ama, duke i kërkuar shkaqet në thellësi ato harrojnë përgjegjësitë që janë sheshit në sipërfaqe. Përpara se të thellohemi te shkaqet e ngjarjes shtrohet pyetja; a duhet të dorëhiqet apo jo kryeministri pas asaj që ndodhi? Ajo që ndodhi tashmë dihet: Mijëra ton municione dhe eksploziv u sollën ditë pas dite dhe në dritë të diellit nga çdo cep i Shqipërisë në zemër të saj dhe më pas shpërthyen duke vrarë me dhjetëra dhe plagosur me qindra, pa llogaritur dëmin ekonomik. Ndërkohë kryeministri thotë që nuk dinte gjë prej gjëje. A thua se kjo përbën justifikim, edhe sikur të kishim mundësi ta besonim. Kaq është e gjithë ngjarja. Zbardhja nga Prokuroria e përfituesve, e trafikut, e implikimit zyrtar, nuk na duhet për të përcaktuar përgjegjësitë politike, por ato penale.
Nëse biem dakord që kryeministri aktual nuk ka ndonjë përgjegjësi, atëherë thellimi tek e kaluara komuniste, tek dështimi i shoqërisë apo tek sistemi korruptiv është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm. Përgjegjësitë që zbulohen në thellësi të tilla shërbejnë thjesht për të fshehur të vërtetën që rri këmbëkryq në sipërfaqe. Nëse biem dakord që kanë dështuar të gjitha institucionet përveç kryeministrit, atëherë duhet të pranojmë që më shumë institucione duhet të vendosen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kryeministrit. Duhet që një orë e më parë kryeministri të emërojë vetë kreun e SHIK-ut, e SHIU-t, madje edhe të gjithë Shtabin e Përgjithshëm dhe gjeneralët e ushtrisë, që sikurse deklaron edhe ish-ministri i Mbrojtjes janë përgjegjës për tragjedinë. Madje, duhet që kryeministri të emërojë edhe vetë ministrin e Mbrojtjes! Ah, po! Ky emërohet nga kryeministri dhe i raporton atij, prandaj është i pafajshëm për çdo rast.
Nëse biem dakord që kryeministri aktual ka përgjegjësinë kryesore politike për Gërdecin, atëherë duhet të kërkojmë dorëheqjen e tij si hapin e parë për t’u thelluar më tej te shkaqet e tragjedisë. Por përpara se të thellohemi problemi duhet parë në sipërfaqe, duke pasur parasysh se përgjegjësia nuk vjen nga e kaluara tek e tashmja apo nga poshtë–lart. Përkundrazi. Për të nxjerrë përgjegjësitë e të kaluarës duhet të zbardhim ato të së tashmes. Për të zbardhur aferat korruptive të pushtetit socialist në trafikun e armëve në të kaluarën, duhet të fillojmë me zbardhjen e aferave të pushtetit demokrat në të tashmen. Për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore të zyrtarëve të thjeshtë poshtë duhen nxjerrë së pari përgjegjësitë e eprorëve të tyre politik sipër. Aq më tepër tek ne ku politika është ende mbi ligjin. Ku urdhri gojor i shefit është më i rëndësishëm se ligji i shkruar i kushtetutës. Në të kundërt analizat tona të thelluara për Gërdecin nuk janë veçse një reflektim i pafuqisë së opinionit publik për të vendosur një standard minimal; që kur shteti vret qytetarët e tij, me apo pa dashje, kryeministri si përfaqësues kryesor i tij duhet të japë dorëheqjen.
Dhe nëse opinioni publik nuk arrin të ushtrojë presion mbi ekzekutivin sot pas një ngjarje si Gërdeci, është e kotë të shpresojmë se do vihen në vend padrejtësitë e djeshme. Është akoma më e kotë të shpresojmë për vendosjen e standardeve nesër. Nesër kur aferat korruptive apo papërgjegjshmëria nuk do të hedhin në erë në zemër të Shqipërisë njerëzit, gjënë e gjallë dhe mallin. Ashtu si nuk i hodhën dje. Kur gënjeshtrat e kryeministrit nuk do të jenë kaq të trasha dhe opinioni publik kaq i revoltuar. Prandaj analiza jonë duhet të mbetet në sipërfaqe sot, në mënyrë që të thellohemi nesër. Përndryshe kërkimi i rrënjëve të së keqes në thellësi nuk është veçse reflektim i pafuqisë sonë për ta shkulur atë në sipërfaqe.