E Diel, 1 Nëntor 2026

Uigan surprizon Junajtid, Siti shkon minus 5 pikë

E çuditshme, por ka ndodhur: Mançester Junajtid është mundur në momentin më të mirë të vet në fushën e modestëve të Uigan. Ka mjaftuar një gol i Malonejt, shënuar në minutën e 50-të të pjesës së dytë, që vendasit të siglonin fitoren më të rëndësishme të sezonit duke i bërë një nder të jashtëzakonshëm Mançester Sitit. Qytetarët nga ana tjetër arritën që të fitonin pa shumë probleme ndaj Uest Bromviç Albion 4-0 duke shkuar tashmë minus pesë pikë nga Junajtid. Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në përfundim të Premier Leagues, Mançester Junajtid vazhdon të kryesojë me 79 pikë, derisa ndjekësi Siti është në vend të dytë me 74 pikë. Kujtojmë se mes këtyre dy skuadrave duhet end etë luhet derbi pikërisht në shtëpinë e Sitit. Ndërkohë në ndehsjet e tjera Arsenali mundi 3-0 Volverhampton dhe po me këtë rezultat QPR-ja mundi Svansinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›