Drejtoria e Qendrës Spitalore pranon mungesën e ilaçeve në spitale

Ministria e Shëndetësisë ka rimbursuar vetëm një pjesë të barnave
Edhe pse shërbimi shëndetësor është falas në Shqipëri, me gjithë denoncimet dhe zhurmën e përhershme që është bërë, pacientët në QSUT, vazhdojnë ti blejnë vetë ilaçet. Lidhur me situatën e krijuar ne shërbimin e kujdesit shëndetësor në këtë fillim viti, në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, për blerjen e ilaçeve nga vetë pacientët më shpenzimet e tyre, burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, bënë të ditur për gazetën Sot, se MSH nuk i rimburson të gjitha barnat që u nevojiten pacientëve. Ekzistojnë një pjesë e mirë ilaçesh të kohëve të fundit dhe të shtrenjta, të cilat shteti nuk i ka rimbursuar në masën 100 %, për arsye se fondet e akorduara për rimbursimin e barnave vazhdojnë të operojnë me protokolle të vjetruara, ndërkohë që një listë medikamentesh shumë të shtrenjta nuk përfshihen. Ka edhe raste ku krahas një medikamenti që disponon spitali, gjendet një tjetër paralel në farmaci, i të njëjtit lloji, por natyrisht më i dobishëm dhe efikas për përmirësimin sa më të shpejtë të shëndetit të pacientit. Ndërkaq, mjeku e vë në dijeni pacientin për këtë ilaç dhe ky i fundit shpreh dëshirën që ta blejë, u tha sipas burimit zyrtarë të Drejtorisë së Spitaleve. Megjithatë, dhe pse vetë organet kompetente pranuan se nuk i janë rimbursuar të gjitha barnat në QSUT, pacientët e pavijoneve të kësaj qendre, pohuan se kanë blerë në farmacitë aty rrotull ilaçe të tilla, duke filluar që nga repaglinid, penicilina dhe shiringat. Sipas burimeve zyrtare, midis të tjerave, mësuam se tenderimi i ilaçeve bëhet gjithmonë një vit përpara se ato të vijnë nëpër qendrat spitalore, dhe në listën e barnave kur është tenderi, nuk janë përfshirë një sërë barnash të shtrenjta, të cilat janë të domosdoshme për jetën e pacientëve. Kjo ka ndodhur për arsye se buxheti i shtetit i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë, përpos të tjerave përfshin edhe listën e barnave për pavijonet përkatëse, ky fond mbështetet në grumbullimin e të ardhurave nga taksapaguesit. Kështu, taksat e paguara nga qytetarët për sigurimet shëndetësore, kanë qenë të pamjaftueshme për rimbursimin e plotë të barnave, u tha sipas tyre. Gjithsesi, justifikimet dhe pasimet e fajit nga njëra palë tek tjetra, gjatë një survejimi dhe intervistimi që u krye dje në pavijonet e sëmundjeve të brendshme në QSUT, pacientët u shprehën se shume nga i laçet kryesore i blejmë vetë ose na i sjellin të afërmit.
Pacientët e siguruar i blejnë vetë ilaçet
Sipas burimeve zyrtare, pajisja dhe pasurimi me barna të plota nga ana e spitalit, varet nga shuma e të ardhurave që vjen nga sigurimi shëndetësor social. Shërbimi shëndetësor nuk ka detyrim ligjor që tiu sigurojë ilaçe pacientëve, të cilët nuk kanë librezë shëndetësor, u tha sipas tyre. Ndërkohë, në realitet, në pavijonet e QUTS, kemi një situatë të kundërt. Ka dy javë që jam shtruar, ndonëse jam invalid me zemër artificiale, pra e siguruar, një pjesë të ilaçeve të rekomanduara nga mjeku mi sjellin djemtë e mi, se infermierja nuk mi sjellë të gjitha, pohoi një e moshuar, e cila ishte shtruar në pavijonin e sëmundjeve të zemrës. Në këtë rast shkelet ligji Për Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, i cili është rishikuar deri në vitin 2007, ku thotë; Përfitojnë nga sigurimi shëndetësorë të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku hyjnë: Të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku hyjnë: 1. Të gjithë të punësuarit në sistemin shtetëror ose privat, që janë të siguruar. 2. Të vetëpunësuarit në qytet ose në fshat, që vetësigurohen. Shteti kontribuon për personat joaktivë si: a) fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna; b) pensionistët c) të paaftët (mendorë dhe fizikë); d) të papunët; e) personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe asistencë sociale ë) nënat me leje lindjeje; f) shtetasit që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar. 3. Nëpërmjet sigurimit shëndetësor përfitohen, barnat e listës së rimbursuar falas, për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Siç duket nga ankesat e vazhdueshme, problemi i ilaçeve nuk do të gjejë zgjidhje as në të ardhmen, I cili po rëndon dita-ditës në kurriz të qytetarëve. Filli i abuzimeve gjendet që nga konkurrenca e pandershme në tenderim, ku fituese të tenderit shpallen firma, të cilat nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të marrë përsipër sigurimin e plotë të barnave. Së dyti, përveç mungesës së tyre, në vend të barnave cilësore dhe të shtrenjta, marrin ilaçe më jo cilësorë dhe të lira për mundësi përfitimi të personave të caktuar.
Email This Klikime: 1