Furnizimi problematik me ujë në Durrës, arkëtimet vetëm 48 %
Furnizimi i popullatës dhe enteve shtetërore e private me ujë të pijshëm ka nxitur hartimin e një plani të veçantë. Fakti se kjo shoqëri e ujësjellësit e kanalizimeve në Durrës vijon të ketë varësi të drejtpërdrejtë në Ministrinë e Ekonomisë, kjo e fundit ka caktuar një nga punonjësit e saj për të mbikqyrë hap pas hapi të gjithë ecurinë. Durrësi është ndër rrethet e qarqet më problematik në nivel kombëtar përsa i përket furnizimit me ujë.
Ky qytet dhe komunat e bashkitë e tjera e marrin ujin në Fushë Kuqe duke përshkuar një linjë të gjatë në më shumë se 45 km për të mbërritur në depot e Durrësit. në të tilla kushte si dhe fakti se vendi ka kaluar në fushatë zgjedhore në Durrës është vendosur në një zyrë të posaçme drejtori i departamentit të ujit të pijshëm Taulant Zeneli. Ndonëse gjendja e furnizimit me ujë nuk ka pasur problem në përjashtim të rasteve të ndërprerjes së energjisë elektrike në Fushë Kuqe apo në Durrës, uji i pijshëm në qytetin turistik por edhe në disa komuna e bashki ka pasur jo pak shqetësime. Drejtori Agron Seseri ka fajësuar bashkitë e komunat për mospenalizimin e asnjë personi që ka dëmtuar tubacionin e ujit të pijshëm. Tubacioni 700 mm përshkon 45 km dhe deri në Durrës në dhjetëra pika ky tub është çarë. Ne nuk kemi polici të ujit dhe për këtë arsye ligji parashikon që komunat e bashkitë duhet të denoncojnë të gjithë keqbërësit të cilët ndërhyjnë në rrjet,-ka thënë ing. Islami. Më pas ai ka pohuar se qëndrimi i përkohshëm në Durrës i drejtorit Zeneli do të ndihmojë shoqërinë e ujësjellësit të mirëadministrojë procesin në këtë sezon turistik dhe periudhë fushatë zgjedhore. Nga ana tjetër ministria e Ekonomisë ka ngarkuar Mimoza Vokshin të ndjekë hap pas hapi ecurinë e furnizimit e qytetit të Durrësit dhe zonës turistikë me ujë të pijshëm. Kompania Berlinëasser, ka bërë të ditur Islami, nuk ka mundur të bëjë asgjë në përmirësimin e furnizimit me ujë. Sot Durrësi merr ujë jo më shumë se 2 orë në 24 orë, ndërsa faturimi i ujit në 67 për qind të sasisë së prodhuar arkëtohet vetëm në masën 48 për qind.