Furriku: Kemi nisur hetime për protestën
Policia
Drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë, Muharrem Furriku, tha dje se lidhur me protestën e zhvilluar nga një grup të rinjsh homofobikë, policia ka përcjellë materialet për hetim në prokurorinë e rrethit. “Jam këtu për të informuar se në qytetin e Lezhës ka rend e qetësi dhe jam këtu për të garantuar zonjën çela dhe qytetarët e Lezhës se është e lirë të jetojë në Lezhë dhe nuk mund t’i ndodhë asnjë problem. Ne këtu kemi qenë dhe nuk kam asnjë shqetësim apo kërkesë nga zonja çela, për kërcënim apo për tentativa të tilla”, tha Furriku.
#