E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtune arrestimesh ne dogana

Shtate punonjes te doganes se Tiranes dhe asaj te Shkodres jnae arrestuar nga policia gjate se enjtes. Policia ben te ditur se arrestimi i doganiereve eshte bere pasi ata akuzohen per korrupsion. Nuk behet e ditur nese ata jane arrestuar ne kushtet e flagrances, apo jane arrestuar pas mbledhjes se provave te ndryshme. Kane qene oficeret e drejtorise se luftes kunder krimit ekonomik financiar qe kane organizuar dhe finalizuar kete operacion. Ndalimi i shtate doganiereve vjen pak ore pas shkarkimit te drejtorit te Pergjithshem te Doganave. Punonjes te doganave jane ndaluar disa here nga policia, nen akuzen e korrupsionit, si dhe favorizimit te kontrabandes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›