Kalonte klandestinë në kufi, prangoset
PËRMET- Tentoi të transportonte tre shtetas drejt Greqisë, por vihet në pranga. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se 33-vjeçari Llambro Braho, nga Durrësi, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë së komisariatit të policisë Përmet, në afërsi të kthesës së Bënjës në aksin rrugor Përmet - Çarshovë, në autobusin e kësaj linje së bashku me tre persona të tjerë.
Pas marrjes së deklarimeve dhe kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e specialistëve të seksionit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme, ka rezultuar se tre shtetasit do t'i ndihmonte 33-vjeçari Braho për të kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit nga 700 euro për person. "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" është vepra penale që rëndon mbi 33-vjeçarin, ndërsa klandestinët janë lënë të lirë.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Grinden për punët, përkthyesi rreth noterin
FIER - Një noter ka përfunduar i rrahur nga përkthyesi me të cilin punonte për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur së bashku. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ndërsa policia ka shoqëruar përkthyesin Renato K. Sipas burimeve zyrtare të policisë denoncimi për rrahjen është bërë nga noteri Durim Lekdushi nga qyteti i Fierit.
Ai është shprehur përpara bluve se është fyer dhe qëlluar për shkak të detyrës nga shtetasi Renato K. Ky i fundit është përkthyes pranë zyrave të shumta të noterisë që ndodhen pranë Gjykatës së Fierit.
Grindja ka nisur qysh të martën për motive banale, e cila ka degjeneruar në fyerje dhe më pas në grushte pasditen e së mërkurës. Pas denoncimit, policia ka bërë të mundur edhe shoqërimin e përkthyesit.
Ai është pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, ku ka shpjeguar edhe mosmarrëveshjet si dhe shkaqet që kanë çuar në veprimet e veta. Pasi është mbajtur disa orë, për të është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i rrahjes së noterit ka qenë mosmarrëveshjet mes dy personave në punët e tyre të përditshme për përkthiminin dhe noterizimin e dokumenteve