E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtunë në Çeki

 

Deklarata e Kryeministrit çek, Mirek Topolanek, se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshëm pa e përmendur këtë fakt në Parlament, ka shkaktuar një furtunë politike në Çeki. Ndërsa deputetët prisnin të niste seanca, Ministri i Mbrojtjes deklaroi se ka vendosur të mobilizojë ushtrinë. "Trupat e armatosura janë mobilizuar dhe mos u habisni kur të shikoni tanke në qytet", ka deklaruar ministri. Më pas ishte Kryeministri ai që vuri vulën me fjalinë para ligjvënësve: "Vendosa të shpall gjendjen e jashtëzakonshme". Deklarata e tij dhe mënyra qesharake me të cilën është thënë ka revoltuar opozitën çeke, e cila nuk e ka pranuar këtë shaka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›