E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majmuni i karikaturës, lidhje intime me pronaren

 

Majmuni që "u krahasua" me Presidentin Barak Obama në një karikaturë të "The New York Post", ka pasur marrëdhënie intime me pronaren e tij, shkruan kështu tabloidi britanik "The Sun". Majmuni i çmendur ishte vrarë nga policët, pasi kishte sulmuar një mikeshë të gruas me të cilën jetonte, duke i gërvishtur sytë, fytyrën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Pasi gruaja nga Stemford ka qëndruar shtatë orë në spital për të kryer një operacion që i shpëtoi jetën, mbrëmë ajo u dërgua në një qendër kirurgjie për të kryer një operacion plastik, në përpjekje për të kthyer në vend imazhin e saj të shpërfytyruar. Kafsha që është shfaqur pas skandalit në gazeta dhe shfaqje televizive është zbuluar se flinte në një krevat me pronaren e tij, 70-vjeçaren, Sandra Herold dhe madje bënin banjë bashkë në një vaskë. Kafsha që e kishte emrin Travis, ka krehur çdo natë me krehër flokët e pronares së tij madje edhe e puthte zonjën Herold. Tani ekspertët besojnë se incidenti fatkeq ka ndodhur për shkak se marrëdhënia e kafshës me pronaren ishte më e afërt se sa duhej dhe Travis, 14 vjeç, ishte i detyruar natyrshëm ta kafshonte shoqen e pronares së tij, Charla Nash. Ajo i ka telefonuar policisë kur majmuni i është hedhur në fytyrë dhe në kraharor duke i lënë plagë të rënda. Stephen Rene Tello, që drejton qendrën e majmunëve në Teksas tha se kafsha mund të ketë qenë "e çoroditur" nga miqësua shumë e ngushtë me pronaren. Ai tha se "kjo ka qenë një marrëdhënie e çmendur. Ajo mund të ketë qenë si një nënë posesive me të. Nëse një njeri tjetër do të hynte në hapësirën e tij, ai mund ta konsideronte atë një kërcenim për territorin e tij apo madje edhe një armik". Travis kaloi në çmenduri kur Charla, 55 vjeçe vizitoi shtëpinë e tij. Ai i ishte hedhur dhe i kishte ngulur dhëmbët ndërsa Sandra luftonte ta hiqte qafë atë, përpara se ta godiste me një thikë kuzhine. Kur erdhi policia Trevis ishte tërbuar edhe më shumë dhe i ishte hedhur atyre për t'i sulmuar. Më pas policët e kishin qëlluar dhe Trevis pas disa orësh kishte ngordhur në dhomën e tij. Zyrtarët nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrihen akuza kriminale kundër zonjës Herold. Ajo tha se tani ndjehej si një qyqe: "Tani jam si një qyqe tani. Ai ka fjetur me mua çdo natë. Përderisa ti ha në një vend me një majmun, fle në një krevat me një majmun dhe bën banjë në një vaskë me një majmun, atëherë ti nuk e konsideron më atë qenie një majmun".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›