Prototipi
Një prototip Top-sekret i celularit të ri të Mikrosoftit, i pagëzuar me emrin "iPhone killer" (celulari vrasës), është vjedhur. Celulari është vjedhur nga xhepi i një drejtuesi të lartë të Mikrosoftit vetëm pak orë pasi është bërë prezantimi i tij. Vjedhja ka ndodhur në Barcelonë, Spanjë, dhe ndodhi pasi firma ia dha celularin prototip "Windows Mobile 6.5" gjigandit të telekomunikimeve "Telstra" për ta testuar. Ekzekutivët e Mikrosoftit i tremben faktit se hajdutët mund të shesin aparatin te rivalët e tyre, pasi celulari ishte prodhuar për të sfiduar iPhone-in e suksesshëm të "Apple". Prototipi përdorte teknologji me prekje ekrani dhe daunlodime për muzikë dhe lojëra.