E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngordh ish-”macja e parë” e SHBA-së

 

Ish macja e parë e Shteteve të Bashkuara, që për tetë vjet ka shëtitur në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ka ngordhur pak para se të mbushte 20 vjeç. E njohur me emrin Socks Klinton, kafsha shtëpiake më e fotografuar e historisë presidenciale, ngordhi në Mariland. Betty Currie, sekretarja e ish-presidentit Bill Klinton e kishte 'adoptuar' në vitin 2001, dhe ishte ajo vetë që i kishte kërkuar veterinerëve ta vinin në gjumë përgjithmonë pasi kafsha vuante nga një sëmundje e rëndë. Socks do të kremtohet. Ish familja presidenciale i ka bërë homazh "maces së parë" në një komunikatë: "Socks ka sjellë shumë gëzim në jetën tonë dhe në atë të vajzës sonë Chelsea. I jemi shumë mirënjohës Betty Curie-t për kujtimet që na ka sjellë prej tij dhe që është kujdesur për të". Currie e kishte marrë Socks, kur familja Klinton u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe Hilari u bë senatore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›