Lul Caka bashkepunetor me drejtesine
I denuari tregoi detaje ne lidhje me masakrimin e nenes se tij, Xhevrije Cakes,
Lul Caka bashkepunoi me Prokurorine e Fierit per kapjen e autoreve te dyshuar si vrases se nenes se tij. Ai ka qene ne dijeni te personave qe qelluan ndaj saj. Por, deri vone, ka preferuar te heshte, ndoshta me mendimin per t'u hakmarre vete ndaj tyre nje dite, sic beri me vrasesit e te vellait. Kapja e tre te akuzuarve e ka lehtesuar shpirterisht dhe kerkon nga drejtesia ndeshkim pa meshire per vrasesit. Burime nga burgu i sigurise se larte ne Peqin, bejne te ditur se Lul Caka e ka pritur ne qetesi lajmin. Kohe me pare, nuk ka pasur shume besim re drejtesi. Pengu se vrasesit ishin te lire e ka munduar gjithmone. Megjithate, tani pret me vemendje vendimin e gjykates.
Prokuroret
Drejtori i burgut te Peqinit, Shkelqim Kalemi, shprehet se Lul Caka ka kohe qe vuan denimin ne kete institucion. "Pas kapjes, ai ka qendruar vetem 2 muaj ne burgun e Burrelit. Me pas eshte sistemuar ne nje nga dhomat e burgut te Peqinit". Lul Caka qendron ne seksionin e sigurise se zakonshme. Ky ka qene vendimi i gjykates per masen e vuajtjes se denimit per te. "I denuari Lul Caka nuk e vuan denimin ne seksionin e sigurise se larte. Ai eshte sistemuar ne seksionin e sigurise se zakonshme, pasi ky ka qene vendimi i gjykates. Ne te njejten dhome vuajne denimin edhe disa te denuar te tjere", ka treguar drejtori Kalemi. I pyetur se si e ka pritur lajmin e arrestimit te tyre, drejtori i burgut shprehet se "Lul Caka ka bashkepunuar me drejtesine per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nuk mund te them asgje, nese ai ishte ne dijeni te emrave kur ndodhej jashte burgut. Ne institucionin tone kane ardhur disa here prokurore te Prokurorise se Fierit. Ata kane marre kontakt me Lul Caken dhe kane marre prej tij informacionet e duhura per te kapur te dyshuarit. Ai ka qene i interesuar per kapjen e tyre. I denuari ka bashkepunuar me deshire me hetuesit e ceshtjes". Burime nga seksioni ku ai vuan denimin tregojne se, pasi ka mesuar lajmin, Lul Caka eshte ndjere me i cliruar. Mes shokesh eshte shprehur se nuk do ta treste dheu, nese vrasesit nuk do te ndeshkoheshin nje dite. Por, Lul Caka ende nuk eshte i qete shpirterisht. Ai kerkon zbardhjen e plote te se vertetes dhe ndeshkimin pa meshire te vrasesve. "Ata qe me vrane nenen, meritojne denimin me vdekje. Ata nuk jane burra, pasi vrane nje njeri te pafajshem, nje grua te pambrojtur. Cfaredo qe te beje ligji askush nuk ma zevendeson nenen", mesohet te kete thene Lul Caka. E vetmja gje qe e ngushellon eshte kapja e tyre. Dhe e vetmja gje qe pret ta lehtesoje sadopak eshte drejtesia dhe denimi i vrasesve. Ne vitin Lul Caka 1997, u be tmerri i udhetareve ne rruget nacionale Berat-Fier dhe Berat-Lushnje, ndersa arrestohet dhe denohet ne vitin 1999 nga Gjykata e Fierit me 25 vite burg per vrasjen e Pellumb Eminit. Arratiset ne vitin 2000 ne menyre spektakolare, pasi sharron hekurat e qelise nga Burgu i Kosoves ne Lushnje dhe shpallet ne kerkim. Behet tmerri i banoreve te zones pergjate nje viti, ndersa akuzohet edhe per vrasjen e dy te rinjve per motive hakmarrjeje, Mariglen Camit dhe Valter Beges. Arrestohet ne Itali me 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet ne vitin 2003, per te vuajtur denimin 25 vjet burg per vrasje. Ne momentin e ndalimit nga ana e policise italiane, i eshte gjetur nje pistolete, ndersa u eshte prezantuar autoriteteve italiane si shtetas kosovar, me emrin Bekim Arifi.
Autoret
Zbardhja e ngjarjes, ku mbeti e vrare Xhevrije Caka, ishte nje nga kerkesat qe parashtruan ne nje takim te disa muajve me pare ne Fier, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci dhe zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri, gjate takimit me kreret e policise ne qark. Jane dashur rreth 7 muaj hetimesh nga Sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit, ne bashkepunim me Prokurorite e Fierit dhe Lushnjes per te zbardhur ngjarjen, ku u masakrua nena e Lul Cakes. Hetimet kane zbuluar emrat e tre personave te akuzuar per vrasjen e 52-vjecares Xhevrije Caka. Sipas policise, ata jane Fatmir Emini, 52 vjec, lindur e banues ne Fier, i denuar me 22 vjet burg per vrasje, aktualisht eshte duke vuajtur denimin, Artan Yzeiri, 38 vjec, lindur ne Berat dhe banues ne Fier, i denuar me 18 vjet burg per vrasjen e ish-kryetarit te komunes Kutalli, Berat, aktualisht person ne kerkim dhe Bledar Yzeiri, 30 vjec, lindur ne Berat dhe banues ne Fier, i denuar me 17 vjet burg per vrasjen e Neki Cales. Ky i fundit eshte i arrestuar ne Belgjike dhe pritet ekstradimi tij. Personat e akuzuar jane edhe ata te njohur si "Vipat" e krimit ne trekendeshin Lushnje-Berat-Fier dhe akuzohen per nje seri vrasjesh, grabitjesh dhe akteve te tjera kriminale. Nderkohe, burime nga Sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se dosjet e vjetra jane rihapur dhe tashme po rihetohen. Behet fjale per tre atentate ndaj efektiveve te policise ne vitet 1997-1998, si dhe nje sere veprash te tjera kriminale. Policia tha se jane ne shqyrtim 30 procedime penale, nga te cilat 21 per vrasje, 8 per vjedhje dhe 1 per marredhenie seksuale me dhune. Deri tani jane zbardhur dhe dokumentuar 13 prej tyre, cka eshte shoqeruar me kapjen e 81 personave te shpallur ne kerkim, kurse 10 te tjere jane arrestuar ne bashkepunim me Interpol Tiranen", bene te ditur burime nga policia vendore. Te njejtat burime shtuan se tashme edhe rastet e tjera jane ne rrugen e zgjidhjes dhe se shpejti autoret di t'i dorezohen drejtesise.
F. Salliu/Xh. Beharaj