E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj: Humbja me Tiranën na nxjerr nga objektivat

 

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i ndërgjegjshëm për problemet e shumta te skuadra e tij, pohon se një humbje ndaj bardhebluve do të ishte gati tragjike. “Po, them se objektivi kryesor, që për ne është titulli kampion, as që mund të imagjinohet më. Nëse humbasim me Tiranën, atëherë ky objektiv është totalisht i kompromentuar dhe më pas do të mendohet për Kupën dhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Ndaj jam i bindur se ndaj Tiranës nuk bën punë as barazimi. Duhet me patjetër fitorja, me qëllim që të mund të kapim pikët e lëna rrugës. Kam përshtypjen që as Tiranës nuk i hyn në punë barazimi ndaj edhe ata do vijnë në Shkodër për të marrë tri pikët”, ka pohuar Fushaj për gazetën “Panorama”. Ndërsa më tej ai ka deklaruar se rezultatet e dobëta të skuadrës nuk kanë ardhur nga merkatoja e keqe por nga loja jo e mirë e disa lojtarëve. “Kam bërë një merkato të mirë, por assesi nuk them se nuk kam gabuar në asgjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›