E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani “mbytet” në fund, Juve mund Sampdorian

 

Ka qenë një mesjavë nën shenjën e skuadrave të mëdha. Ndërsa Milani i Leonardos nuk ka mundur që të marrë tri pikë teksa ka lëshuar fitoren në minutën e fundit të takimit. Pas dy golave të shpejtë në pjesën e parë, Napoli me 10 lojtarë arriti të barazonte në minutën e fundit. Ndërsa Juventus fitoi në fushën e vet ndaj Sampdorias (5-1), skuadër e cila për herë të parë në këtë sezon njohu një humbje kaq të thellë. Një fitore me mjaft vlera ka arritur edhe Kievo i Erjon Bogdanit në fushën e Katanias. Sulmuesi shqiptar nuk u grumbullua për shkak të një dëmtimi të lehtë për këtë ndeshje. Ndërsa ka humbur sërish Lacio, këtë herë në fushën e vet nga Kaljari.

Rezultatet/ Mbrëmë
Bolonja-Siena 2-1
Adailton 16’, Osvaldo 60’/ Calaio 88’
Katania-Chievo 1-2
Mascara 42’ (p)/ Mantovani 31’, Markolini 70’
Xhenoa-Fiorentina 2-1
Palladino 43’, Mesto 73’/ Marchioni 63’
Juventus-Sampdoria 5-1
Amauri 26’, 62’, Chielini 42’, Camoranesi 50', Trezeguet 88’/ Pazzini 64’
Lazio-Kaljari 0-1
Matri 51’
Livorno-Atalanta 1-0
Miglionico 67’
Napoli-AC Milan 2-2
Cigarini 90’, Denis 90+1’/ Inzaghi 2’, Pato 5’
Parma-Bari 2-0
Bojinov 58', Paloschi 66'    
Udinese-AS Roma 2-1
Floro Flores 21’, 84’/ De Rossi 42’
Sonte, 20:45
Inter-Palermo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›