E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili: Në Shkodër do jetë Tirana më e mirë e sezonit

 

Ndërsa nuk është i këtij mendimi presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili thërret në kujtesë të shkuarën. Sipas tij, edhe sezonin e kaluar Tirana gjendej 7 pikë para në fillim dhe më pas humbi terren, duke shkuar deri 8 pikë larg kreut. Por fundi ka treguar të kundërtën. “Jo, nuk do ta shikoja absolutisht në këtë prizëm. E shkuara na tregon se nuk ka gjë të prerë në futboll. Mos harroni që ne vitin e kaluar në një pjesë të kampionatit shkuam 7 pikë para ndjekëses më të afërt, ndërsa më pas humbëm terren dhe ishim plot tetë pikë larg kreut të renditjes. Mirëpo paskëtaj jo vetëm që rikuperuam, por edhe arritëm të fitonim titullin kampion”, ka thënë Halili për “Panoramën”. Më tej njëshi bardheblu shton se skuadra po vjen duke u konsoliduar kjo falë edhe lojtarëve të rinj dhe të kthyerve nga dëmtimet. “Fakt është se këtë fillim-sezoni na kanë munguar lojtarët me eksperiencë, ata që do të mund të fusnin “në valle” edhe futbollistët e sapo ardhur në skuadër. Kjo gjë ka ndikuar në harmonizimin e lojës së skuadrës, por unë besoj shumë në rikthimin e Tiranës më të mirë. Besoj se me ndihmën e veteranëve edhe lojtarët e rinj do të jenë një ndihmesë e madhe e lojës së skuadrës sonë”, ka përfunduar presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›