E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas raportit: “Emigrant nuk do të thotë kriminel”

 

Në Romë, Itali, u publikua dje raporti i emigracionit për vitin 2009, i cili tregoi se në këtë vend ka 4 milionë e gjysmë emigrantë, duke kaluar për herë të parë mesataren evropiane prej 6,2 për qind të pranisë së të huajve në raport me vendasit. Emigrantë të rregullt në Itali janë 4.330.000, 7,2 për qind të vendasve. Publikimi i raportit është bërë temë diskutimi e politikanëve. Sipas presidentit të Komisionit episkopat të Migracionit e Migrimit, Bruno Schettino, “prej më shumë se një viti dëgjojmë të flitet për paketë sigurie, duke forcuar keqkuptimin që është krijuar në barazimin e emigrantëve me kriminelë. Por kemi dëgjuar pak të flitet për paketën e integrimit”, kritikoi ai qeverinë. Në të njëjtin mendim ishte edhe Gianfranco Fini i cili theksoi se injoranca dhe paragjykimi janë pengesat e para për t’u kapërcyer. Ai bëri thirrje të zhduket ksenofobia, frika nga të huajt. “Ka shumë injorancë në institucione. Dhe agjencitë e edukimit si shkollat, institucionet  apo mediat duhet të ftojnë të rinjtë të reflektojnë”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›