E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punesimi, administrata tkurret me 3000 veta

Gjithnje e me shume administrata shteterore po tkurret, duke i lene vend zgjerimit te sektorit privat. Sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, deri ne fillim te ketij viti ne administraten publike jane shkurtuar 3000 veta nga puna. Shkurtimet po ne te njejten mase pritet te aplikohen edhe gjate ketij viti. Ndersa numri i te punesuarve ne sektorin shteteror ra gjate 2007 me rreth 3 mije krahasuar me nje vit me pare, ne sektorin privat u punesuan rreth 5 mije vete me shume. Sipas Bankes se Shqiperise, rritja e punesimit ne baze vjetore ishte ne nivele me te larta ne sektorin privat (rreth 4700 persona). Norma e papunesise regjistroi nivelin prej 13,18% ne fund te tremujorit te trete te vitit 2007. Kjo norme ra me 0,6 pike perqindjeje ne nivel vjetor, duke regjistruar
renien me te larte te papunesise qe prej vitit 2004. Nga raportimi i shifrave zyrtare, viti 2007 ka shenuar rritje ne nivelin e punesimit, duke e cuar ne rreth 936 mije vete numrin e te punesuarve. Punesimi eshte rritur me ritme te larta ne sektorin e industrise dhe ne ate te sherbimeve. Punesimi ne sektorin e industrise u rrit me 7 per qind ne baze vjetore, si pasoje e rritjes me 10 per qind ne deget e industrise nxjerrese dhe perpunuese. Per sektorin e sherbimeve-hotele, indeksi i punesimit tregon nje rritje prej 8 per qind.
Ne sektorin e ndertimit, numri i te punesuarve gjate tremujorit te trete ka vazhduar te bjere, paralelisht me ngadalesimin e prodhimit dhe te shitjeve ne baze vjetore. Ndersa sektori i transportit vijon te regjistroje nje vellim me te larte shitjesh, me nje numer me te vogel punonjesish. Deri ne fund te 2007 qeveria kishte planifikuar te largonte nga puna ne administraten publike 4200 nepunes. Me status apo jo, qeveria e kishte percaktuar me nje vendim te posacem, se nga 106480 nepunes, qe kane qene ne administrate deri ne maj 2007, me 31 dhjetor te ketij viti duhet te jene 102206. Por, ne fakt jane larguar nga puna sipas shifrave te Bankes se Shqiperise, vetem 3000 punonjes. Shkurtimet me te medha jane aplikuar per Ministrine e Transportit, Ministrine e Brendshme, Ministrine e Energjetikes me shume se 120 persona, ne Ministrine e Arsimit dhe ne ate te Kultures. Administrata tatimore gjithashtu ka pesuar nje reduktim, prej me shume se 3000 personash.
B.H.
3000 Eshte numri i punonjesve qe u shkurtuan ne administraten e shtetit gjate vitit qe shkoi. Ne te njejten mase administrata publike do te tkurret edhe ne vitin ne vazhdim, ne kuader te projekteve te qeverise, per nje administrate efeciente dhe me kosto te ulet
5000 Mije veta u punesuan rishtas ne sektorin privat gjate vitit 2007. Kontributin me te madh ne sektorin e punesimit e dhane tregtia, hoteleria dhe turizmi. Renia e sektorit te ndertimit eshte shoqeruar edhe me renien e te punesuarve ne kete sektor
4200 Persona ishte numri qe kishte parashikuar qeveria me ane te nje vendimi te posacem per te shkurtuar nga administrate publike. Vendimi i qeverise kishte si qellim arritjen e objektivit per nje qeverisje te vogel dhe eficiente. Numri me i madh i punonjesve u shkurtua nga Administrata Tatimore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›