E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeologji–Minierat, AMC inauguron sallën e ekspozitave

Financimi për rikonstruksionin e sallës moderne e cila u ofron studentëve mundësi për të ekspozuar punët e tyre u mundësua nga kompania e telefonisë celulare AMC. Në ceremoninë e ingaurimit ishin të pranishëm Dekani Hoxha dhe drejtori i AMC, Oktapodas. 

TIRANE- Fakulteti i Gjeologji -Minierave ka inaguruar sot sallën e ekspozitave në ambjentet e tij. Financimi për rikonstruksionin e sallës moderne e cila u ofron studentëve mundësi për të ekspozuar punët e tyre u mundësua nga kompania e telefonisë celulare AMC.

Në ceremoninë e ingaurimit ishin të pranishëm Dekani i këtij fakulteti, Përparim Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm i AMC Stefanos Oktapodas. Inagurimi i kësaj salle shënoi kulmin me celjen e ekspozitës “Krist – Art“ në të cilën u shfaqën punë të vetë studentëve të këtij fakulteti.
“Krist Art“ paraqet aplikacione në artin e mineralogjisë. Punimet e ekspozuara kanë në qendër mineralet, më saktësisht karakteristikat specifike të modeleve. Studentët janë frymëzuar nga format e mineraleve dhe i kanë shndërruar në vepra të artit figurativ. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›