E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Irak, britanikët ngrenë komisionin e hetimit

Kryeministri britanik,
Braun, ka autorizuar dje
hetimin e shumëpritur për
luftën në Irak, por ka kundërshtuar
kërkesat nga publiku dhe
veçanërisht nga familjet e të
vrarëve në luftë për ta zhvilluar
këtë proces në publik. Braun
deklaroi në Parlament se një
hetim dhe analizë e gabimeve
të bëra gjatë dhe pas luftës në
vitin 2003 nga ana e forcave
britanike në Irak do të fillojë
muajin ardhshëm, por gjithçka
do të zhvillohet pas dyerve të
mbyllura. "Tani është momenti
i duhur për të ngritur procesin e
duhur në lidhje me atë që ka ngjarë
dhe për të nxjerrë mësimet
e duhura nga një luftë e tillë dhe
nga gabimet e bëra gjatë saj për
sa u takon forcave britanike që
ishin pjesë e aleancës së bashku
me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe vendeve të tjera.
Kërkesa për zhvillimin një hetimi
është hedhur kohë më parë
nga individë, por edhe shoqata
të ndryshme që kanë kërkuar
hetimin e shumë veprimeve dhe
operacioneve të ndërmarra nga
qeveria britanike.
Sipas Braun, një panel
ekspertësh do të drejtojë hetimet
dhe në qendër të tij nuk do
të jenë ligjvënësit, por ekspertët.
Paneli do të drejtohet nga John
Chilcott, që ka luajtur një rol kyç
në procesin e paqes në Irlandën
e Veriut. Paneli do të fokusohet
në të gjitha detajet para, gjatë
dhe pas luftës, duke përfshirë
edhe burimet e shërbimeve
sekrete. Vetë paneli do të vendosë
nëse në fund do t‘ia vlejë
pyetja: a duhej të futej Britania e
Madhe në një luftë të tillë? Sipas
zyrtarëve britanikë, hetimi është
i pari i këtij lloji që po ndërmerret
nga një vend i cili mori pjesë
në luftën e Irakut dhe do të jetë
më gjithëpërfshirës se paneli i
krijuar në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës në vitin 2006 për
të njëjtin qëllim. Lufta në Irak
ishte shumë jopopullore në Britani
dhe shkaktoi pakënaqësitë
dhe protestat më të mëdha të
ndërmarra ndonjëherë në vend
që pas Luftës së Dytë Botërore.
Edhe vetë qeverisja e Kryeministrit
të atëhershëm, Toni Bler,
u prek shumë nga lufta. Paneli
do të marrë në shqyrtim edhe
periudhën para fillimit të luftës,
duke filluar që nga viti 2001 dhe
sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara
prej të cilave rrodhën të
gjitha vendimet për luftë si në
Afganistan, ashtu edhe në Irak.
Do të shqyrtohen edhe të gjitha
dokumentet e klasifikuara të
mbajtura sekrete dhe jashtë syrit
të publikut deri më tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›