E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teheran, 100 mijë veta në shesh kundër Ahmadinexhadit

Mbi 100 mijë demonstrues
kanë dalë dje në rrugët e
Teheranit për të protestuar
kundër rezultatit të votimeve
presidenciale në Iran dhe kundër
shpalljes së Ahmadinexhadit si
fi tues i tyre. Ata kanë mbështetur
kandidatin reformist, që vazhdon
të pretendojë se zgjedhjet ishin
tërësisht të manipuluara. Ndërkohë,
forcat e rendit e kanë ndjekur të
qeta zhvillimin e protestës. Me ta ka
qenë edhe vetë Mousavi, i cili në një
moment të caktuar i është drejtuar
turmës së madhe të njerëzve nga
i njëjti vend që kundërshtari i tij,
Ahmadinexhad, iu drejtua dy ditë
më parë. Parullat e hedhura nga
njerëzit kanë qenë: "Këto nuk janë
zgjedhje, por mashtrime", "Ne duam
të dimë ku shkoi vota jonë", "Duam
Presidentin për të cilin votuam" etj.
Disa orë para këtij demonstrimi,
lideri suprem i vendit, Ayatollah Ali
Khamenei, drejtoi një nga organizmat
më të rëndësishëm të vendit,
Këshillin e Gardës, për të shqyrtuar
pretendimet e opozitarit. Por, lëvizja
e ndërmarrë nga Khamenei, i cili më
parë i mirëpriti rezultatet e votimeve,
nuk jep asnjë garanci se drejtësia do
të vendoset dhe se do të shqyrtohen
me hollësi e paanshmëri të gjitha
provat dhe faktet kundër Ahmadinexhadit.
12 anëtarët e këshillit,
që përbëhet nga klerikë të lartë dhe
ekspertë të ligjeve të islamit, duhet
të vërtetojnë që zgjedhjet ishin, ose
nuk ishin të drejta. Ky organizëm ka
në dorë anulimin e tyre, nëse një gjë
e tillë do të faktohej. Sipas shumë
analistëve, kjo lëvizje më shumë se
vendosje e drejtësisë në vend është
një blerje kohe në tentativë për të
ulur gjithë inatin kundër Ahmadinexhadit,
i shprehur shumë egër
ditët që e pasuan shpalljen e tij fi tues
i zgjedhjeve. Protestat masive dhe
shprehja e hapur e pakënaqësive
ndaj rezultatit të zgjedhjeve nga ana
e mbështetësve të proreformistëve
ishte edhe ankthi i fundit për Republikën
Islamike, e cila që prej disa
kohësh po përplaset me një rritje të
disidencës dhe të pakënaqësive që
rrezikojnë të përhapen në të gjithë
vendin. Numri i madh i protestuesve
që dolën dje në shesh në qendër të
Teheranit mund të bëjë që autoritetet
të ndryshojnë taktikat e tyre.
Më parë mitingje të tilla quheshin
të paligjshme, ndërkohë që mitingu
dhe protesta e djeshme u asistua
nga forcat e rendit, por pa pasur
ndonjë ndërhyrje nga ana e tyre.
Dalja e rezultateve të votimeve ka
shkaktuar tri ditë protesta masive,
në të cilat ka marrë pjesë një numër
i madh personash. Sipas disa burimeve,
mësohet se gjatë protestës
së djeshme mbeti i vrarë edhe një
student, megjithatë ky është një lajm
që duhet konfirmuar. Ndërkohë,
për çka po ndodh realisht dihet
shumë pak, pasi pjesa më e madhe
e gazetarëve të huaj nuk lejohen të
raportojnë atë që po ndodh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›