E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzimi i palestinezëve: Fjalimi i Natanjahut „vret‰ shanset e paqes

Liderët palestinezë kanë refuzuar terminologjinë
e përdorur nga Kryeministri
Natanjahu në fjalimin e tij. Sipas tyre, fjalimi
"saboton" procesin e paqes, pasi Kryeministri
ka parashtruar
kushte të pamundura
për t‘u pranuar nga
palestinezët. Sipas
tyre, edhe pse ai përmendi
krijimin e shtetit
palestinez, deklaroi
se nuk kishte ndërmend
që të ndalonte
vendosjen e kolonëve
hebrenj në tokat palestineze.
Zëdhënësi
i Presidentit të Autoritetit
Palestinez, Abas,
tha se vërejtjet e Natanjahut
i kanë sabotuar
të gjitha iniciativat,
paralizuar çdo përpjekje dhe çdo sfi dë për
krijimin e paqes dhe shtetit palestinez. Sipas
tij, bota nuk duhej të gënjehej nga fjalimi i
së dielës apo nga përdorimi i frazës "shtet
palestinez", pasi me kushtet e hebrenjve
ky shtet ishte i pamundur që të krijohej.
Ndërsa për një këshilltar tjetër të Presidentit,
ajo çka komuniteti ndërkombëtar duhet të
bëjë është konfronti i
kësaj politike, përmes
së cilës Natanjahu
kërkon eliminimin e
të gjitha shanseve
për paqe mes të dyja
vendeve. Palestinezët
janë të irrituar nga fjalimi
i Natanjahut dhe
kushtet e vendosura
prej tij, sidomos ai i
një shteti palestinez
të çmilitarizuar dhe
fakti që palestinezët
nuk do të kenë asnjë
pjesë të Jerusalemit,
veçanërisht atë lindore,
si kryeqytet të shtetit të tyre. Fjalimi
i Natanjahut ishte një kundërpërgjigje ndaj
fjalimit të Presidentit amerikan, Obama, në
Kajro një javë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›