Rreh gruan për vdekje, policia në kërkim të bashkëshortit
Një krim i rënde ka ndodhur në një fshat pak km larg qytetit të Vlorës, teksa babai i tre fëmijëve ka goditur me mjete të forta bashkëshorten dhe i ka shkaktuar asaj vdekjen dhe vetë është larguar në drejtim të paditur. Njoftimet e para nga vendngjarja bëjnë të ditur se bashkëshorti ka qenë në gjendje të dehuri teksa ka ushtruar dhunë me jete të forta ndaj bashkëshortes.
Këto burime i konfirmon edhe zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut, Saimir Koçiaj, teksa thekson se janë marrë të gjitha masat që autori i masakrës familjare shumë shpejt të vihet nën prangat e policisë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak km larg qytetit të Vlorës në fshatin Armen. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 05:00, shtetasi Maksim Hodaj babai i tre fëmijëve ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Sapo është futur aty, ai ka filluar të ushtrojë dhunë me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij Luljeta Hodaj, 33 vjeçe. Bashkëshorti 36 vjeçar, baba i tre fëmijëve këtë dhunë nuk e kishte për herë të parë që e ushtronte ndaj bashkëshortes. Duke e goditur atë me mjete të forta ai ndoshta nuk mendonte se ajo do të ndërronte jetë. Mirëpo ka ndodhur pikërisht kështu. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj me mjete të forta, 33 vjeçarja Luljeta Hodaj ka ndërruar jetë në vend. Kanë qenë të afërm të bashkëshortit të saj që kanë dëgjuar zhurmë në banesën e tyre dhe menjëherë kanë shkuar aty dhe kanë parë të gjakosur 33 vjeçaren. Ata kanë parë dhe konstatuar gjithashtu se ajo kishte ndërruar jetë dhe menjëherë kanë njoftuar komisariatin e policisë. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se 33 vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e ushtrimit të dhunës në trupin e saj.