Gramsh, godet të sëmurin psikik, arrestohet autori
Një 25 vjeçar nga rrethi i Gramshit është prangosur mbrëmjen e së mërkurës, pasi ka goditur me mjete të forta një të sëmurë mendor. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së mërkurë në fshatin Kukur të Gramshit, rreth 40 kilometra larg qytetit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë nga ana e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Elbasan, u bë arrestimi i 25 vjeçarit Klodian Meçi, banues ne fshatin Kukur të rrethit të Gramshit, pasi në këtë fshat ai ka plagosur me mjete të forta për motive të dobëta 30 vjeçarin Agim Meçi, që rezulton me të meta mendore. Mësohet se prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan, ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e masës sigurimit Arrest në burg për shtetasin e Klodian Meçi, mbi bazën e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan. Kësisoj, Meçi akuzohet për veprën penale Plagosje e rëndë me dashje. I sëmuri mendor ndodhet në spitalin e qytetit të Gramshit nën kujdesin e mjekëve.