E Diel, 1 Nëntor 2026

PDI mbyll fushatën në Tiranë

Partia për Drejtësi dhe Integrim ka mbyllur dje fushatën elektorale në Tiranë. Mitingu mbyllës u zhvillua në sheshin "Skënderbej", ku para qindra mbështetësve të PDI-së, kryetari i kësaj force politike, Tahir Muhedini, u ka bërë thirrje kryeqytetasve që të votojnë PDI-në në zgjedhjet e 28 qershori. Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, premtoi se do të bëjnë të pamundurën për të zgjidhur çështjen çame, e cila është zvarritur prej 18 vjetësh, pa gjetur mbështetje konkrete si nga Parlamenti ashtu edhe nga qeveritë e shkuara. Muhedini theksoi para mbështetësve të PDI-së në sheshin "Skënderbej" se kjo forcë politike, megjithëse nuk ka shumë vite që është krijuar, ka një program të qartë dhe konkret, të cilin ua ka bërë publik të gjithëve, si nëpërmjet takimeve elektorale në qarqet e vendit por edhe në takimet kokë me kokë me votuesit shqiptarë. Pas kryetarit të PDI-së, mitingu është përshëndetur nga drejtues të tjerë të lartë të kësaj force politike, për t‘ua lënë vendin këngëtarëve dhe koncertit të organizuar për mbylljen e fushatës elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›