Braçe: Programi, avantazhi i PS-së për të fituar zgjedhjet
Kryesuesi i ekipit të kandidatëve të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, shprehet se programi qeverisës i socialistëve është avantazhi që do të përkthehet në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kandidati socialist deklaron se ndihet i vlerësuar që kandidon sërish në Qarkun e Beratit. "Fitorja jonë është ndryshimi i Beratit, Kuçovës, Skraparit dhe ndryshimi i jetës së njerëzve që jetojnë e punojnë këtu. Meqë insistoni, dua t‘iu them se në këtë zgjedhje ndeshen dy ekipe, dy programe, dy kandidatë për kryeministër. Ne besojmë tek Edi Rama, platforma dhe ekipi i tij që janë për t‘u besuar e për t‘u votuar. Edi Rama është lideri për t‘u provuar nga e gjithë Shqipëria, ndaj vota duhet të jetë për PS-në", shprehet ndër të tjera kandidati i PS-së.
Z. Braçe, jeni i vetmi kandidat i Qarkut të Beratit që kërkoni votën për të disatën herë. Si ndiheni për këtë fakt?
Natyrisht që ndihem i vlerësuar. Së pari, në raport me qytetarët e Beratit, të cilët më kanë besuar e vazhdojnë të më besojnë, pasi të punosh për 13 vjet rresht natyrisht që lë gjëra pa bërë, gjëra të cilat krijojnë dyshime dhe pakënaqësi. Besoj që ndershmëria ime, përkushtimi dhe vendosja e një raporti të drejtpërdrejtë me qytetarët e Qarkut të Beratit ka qenë përgjigjja konkrete për besimin e tyre. Gjithnjë kam menduar se të jesh deputet në Berat një prej zonave me pasuri më të mëdha në Shqipëri, por dhe ku ka kaq varfëri të bën të mos mendosh, të mos ndihesh e të mos shfaqesh anën e pushtetit, por përfaqësuesin modest, zërin e njerëzve të varfër, të vuajtur që kërkojnë shpresë për të ardhmen. Pikërisht këta njerëz dhe gjendja e tyre në qeverisjen e Sali Berishës të bëjnë që detyrimisht të ndihesh siç ndihen ata dhe të jetosh çdo ditë të tyre.
Çfarë rezultati prisni për këtë qark në favor të PS-së?
Ka shumë kandidatë që po sorollaten këto kohë në të gjithë Qarkun e Beratit. Gjithë kohës flasin me numër votash duke fyer një popull të tërë. I konsiderojnë njerëzit numra dhe kjo është një fyerje e madhe, por mbi të gjitha është një fyerje dhe më e rëndë kur ndonjë syresh tjetër po i konsideron njerëzit si mall tregu që mund të shiten, të blihen ditën e zgjedhjeve. Kjo dëshmon që në këtë vend ende nuk ka shtet apo agjenci ligjzbatuese që duhet ta ndalojnë moralisht këtë fyerje dhe ligjërisht këtë trafik të parave të pista të njerëzve apo deputetëve që janë në listat e pista. Ne nuk synojmë të fitojmë numerikisht. Fitorja jonë është ndryshimi i Beratit, Kuçovës e Skraparit dhe ndryshimi i jetës së njerëzve që jetojnë e punojnë këtu. Meqë insistoni, dua t‘u them se në këtë zgjedhje ndeshen dy ekipe, dy programe, dy kandidatë për Kryeministër. Ne besojmë tek Edi Rama, platforma dhe ekipi i tij që janë për t‘u besuar dhe për t‘u votuar. Edi Rama është lideri për t‘u provuar nga e gjithë Shqipëria, ndaj vota duhet të jetë për PS-në. Pasi ajo vjen e gjashtëfishuar dhe po kaq do t‘i kthehet në punë, mirëqenie për të gjithë qytetarët e Beratit që besojnë te ne.
Cilat janë avantazhet e PS-së përballë ekipeve kundërshtare të saj?
Do të thosha se avantazhi është programi qeverisës ndërtuar në takimet e drejtpërdrejta me qytetarët të cilët "shkruan "me sugjerimet e tyre zgjedhjet konkrete që ofron ky program qeverisës. Njohja pëllëmbë për pëllëmbë e një vendi me njësitë e Qarkut të Beratit. Pra, dimë çdo gjë dhe do t‘i zgjidhim problemet e njerëzve. Duke nisur nga shkolla e Hinkës, shkolla e Vokopolës, e Mbrakullës, shkolla e Perondisë, ujësjellësi i Lapardhasë, ujësjellësi Molisht, kanalet e ujërave të zeza Drenovic, Morave, Karkanjoz, rrugë të tregtarëve që zhvillojnë ekonominë bujqësore Drenovic, Urë e Kuçi, Avaleas Fiershegan dhe çdo rrugë tjetër fshati që nxjerrin prodhimet bujqësore në treg ne do t‘i bëjmë. Avantazhi ynë është që ne nuk jemi kandidatë të pushtetit, por kandidatë të popullit. E quaj avantazh, sepse po të kishim qenë të pushtetit tani do të na thërrisnin gënjeshtarët në pushtet, siç quhen ata që premtuan boshtin e jugut brenda vitit 2009 dhe bosht nuk ka. Zero lekë janë përdorur për këtë bosht dhe gënjeshtra është fakt i kryer. Ne do të ndërtojmë këtë rrugë për ta nxjerrë përfundimisht Beratin nga izolimi që e poshtëroi Berisha këto katër vite.
Përtej fushatës elektorale, cili prej kandidatëve përballë vlerësoni më shumë?
Doktor Mehmet Xhekën, kandidatin e PD-së.
CV
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë.
1993-1997: Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit"
1998-2007: Kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit"
Deputet i Parlamentit në katër legjislaturat e fundit
Grupi parlamentar: PSSH - nënkryetar
Komisioni parlamentar: Komisioni për Ekonominë dhe Financat, anëtar