E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Shalsi: Berisha qytetari që nuk paguan taksat

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha se është një qytetar që në dy vitet e fundit ka paguar gjithsej 5 taksa nga 82 që një qytetar normal paguan cdo vit.

“Ne u interesuam pranë njësisë bashkiake se sa taksa ka paguar gjatë vitit të kaluar qytetari Sali Berisha dhe sa do të paguajë dhe mësuam që ky qytetar ka paguar 3 taksa gjatë vitit të kaluar dhe 2 taksa këtë vit”,- tha Shalsi.

Sipas deputetit socialist kryeministri i vendit ka kryer evasion fiskal duke mos paguar këto taksa edhe nëse kandidati i tij vendos të zbresë 60 taksa.“Por nuk dimë të themi se cfarë ndodh, kandidati i radhës thotë që janë 82 nga të cilat do t’i zbresë 60. Por dy janë mundësitë, ose Sali Berisha ka bërë evazion fiskal duke mos paguar 79 taksa, ose kandidati i tij i radhës Luli i coroditur, nuk e ka idenë se për cfarë flet dhe thotë cdo lloj gjëje që i vënë në gojë”,- nënvizoi deputeti i majtë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shalsi: Berisha qytetari që nuk paguan taksat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›