E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e 8 Majit takimet e partive te maxhorances

Në vijim të turit elektoral, kreu i Republikanëve ka qenë në Cërrik, ku dhe deklaroi mbështetjen e plotë për kandidatin si kryebashkiak. “Alenaca për Qytetarin” do të garojë në Cërrik me zotin Servet Dusha.

“Ne kemi ardhur në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm. Duhet ta zgjidhim këtë çështje. Jo se e kërkojnë SHBA, jo se e kërkon Europa, por sepse është një e drejtë e padiskutueshme e qytetarëve shqiptarë për të gëzuar të drejtën e tyre të pronës private” tha Fatmir Mediu.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë në Gjepalaj të Durrësit, ku tha se Aleanca për Qytetarin do të mbështesë qytetarët dhe jo poltikanët.

“Qytetarët kërkojnë zgjidhje, qytetarët kërkojnë që të jenë ata të parët dhe që komunat dhe bashkitë të merren peng nga politika për luftë politike. ndaj do të fitojë Aleanca për Qytetarin në Gjepalaj dhe në të gjithë Shqipërinë” tha Ilir Meta.

Drejtues të PDIU ishin në Golem të Kavajës ku prezantuan Ëngjëll Murrizin si kandidatin për kreun e komunës.

“Aleanca për Qytetarin paraqet para jush njeriun me vlera, njeriu i cili e njeh shumë mirë dhe do të shndërrojë faqen e Golemit. Ky vend ka nevojë te këtë ujë të pijshëm, kanalizime dhe përmirësojë jetën e qytetarëve jo vetëm të Golemit, por dhe çdo lloj pushuesi” Shpëtim Idrizi.

Në Elbasan, krerët e Ballit Kombëtar Demokrat dhanë mbështetjen e tyre për Durim Hushin, i cili garon si kandidat i “Aleancës për Qytetarin”.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›