Raporti i pare ODIHR Klime e polarizuar politike

Vezhguesit e OSBE- ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit publikojnë raportin e parë monitorues për periudhën 27 mars - 11 prill. Aty bëhet një perifrazim i plotë i situatës politike, por edhe i kuadrit ligjor e sjelljes së palëve në garën për pushtetin vendor. Vëzhguesit e cilësojnë si mjaft problematik mjedisin politik shqiptar. (Update)
“ Që nga zgjedhjet e 2009-ës, mjedisi politik ka vazhduar te jete shumë i polarizuar, me një retorikë të ashpër dhe sulme personale, si edhe demonstrata nga ana e opozitës. Tensioni u rrit menjehere pas një proteste antiqeveritrare të organizuar nga PS-ja në Tiranë, më 21 janar 2011, ku pati përleshje të ashpra ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë” thuhet në raport.
Lidhur me kuadrin ligjor vëzhguesit konstatojnë se kodi elektoral garanton themelin për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, nëse zbatohet me përpikmëri. Por nuk mungojnë as vërejtjet për disa boshllëqe në të. Raporti përfshin edhe çështjen e administrimit të zgjedhjeve ku citohen pengesat në vendimmarrjen e KQZ-së nga mungesa e përfaqësuesve të opozitës në komision.
“ Tre anetaret e emëruar nga opozita e ndërprenë pjesëmarrjen në mbledhjet e KQZ-së në janar për shkak të mosmarrëveshjeve me anëtarët e mazhorancës për aprovimin e rregullave dhe procedurave të brendshme të të KQZ-së. për shkak të kërkesës ligjore për marrjen e disa vendimeve me shumicë të cilësuar, KQZ-ja nuk ka qenë në gjendje të adaptojë udhëzimet për zhvillimin e zgjedhjeve, përfshi edhe lidhur me fondet shtetërore për subjektet zgjedhore dhe rregulloret për fushatat” thuhet me tej ne raport.
Misioni vëzhgues shënon në raport edhe vonesat e konstituimit të KZAZ-ve, duke theksuar se ato nuk u ngritën brenda afatit të përcaktuar, pasi partitë nuk dorëzuan të emëruarit e tyre dhe opozita i la gjysmat e komisioneve zonale pa kuorum.
Për listat e votuesve vlerësohet puna e bërë për reduktimin e dublimeve, numri i të cilave, sipas raportit, ka rënë në 1600.
Fushata zgjedhore konsiderohet si mjaft intensive, e nisur shumë kohë para startit zyrtar dhe një vëmendje shumë e madhe thuhet në raport I është kushtuar garës për kryetar bashkinë në Tiranë.
Azhornuar së fundi ( e premte , 15 prill 2011 )