E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e rekrutimit e FSK-së për 2011, në fund të procesit

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 20:30

Pasi që procesi i rekrutimit, shqyrtimit dhe përzgjedhjes për Forcën e Sigurisë së Kosovë është në përputhje me standardet e NATO-së, Bordi Përzgjedhës për Fushatën e Rekrutimit të FSK-së në kuadër të KFOR-it, së bashku me Ministrinë për FSK-në është mbledhur që të përzgjedh 251 pjesëtarë të rinj të FSK-së.

Mbi 4200 aplikacione të kandidatëve janë procesuar, përfshirë 140 përfaqësues nga të gjitha bashkësitë minoritare. Në tërësi procesi i shqyrtimit ka kaluar sipas procedurave standarde dhe pas përzgjedhjes, 251 kandidat janë zgjedhur dhe u është ofruar një pozitë në FSK- prej tyre 202 janë shqiptarë të Kosovës dhe 39 nga minoritetet.

Prej tyre, 6 serbëve u janë ofruar pozita në FSK. Së bashku me 14 përfaqësues të bashkësisë serbe që tashmë shërbejnë në FSK, do të jenë 20 serb që shërbejnë në këtë organizatë.

Tash për tash, Forca e Sigurisë së Kosovës është shumë afër mandatit të saj të plotësimit me pjesën aktive prej të cilëve 200 janë nga bashkësitë minoritare, serb, rom, ashkali, turq, egjiptas dhe boshnjak.

Pjesëtarët të FSK gjithmonë kanë treguar profesionalizëm sa i përket detyrave të tyre në fusha sikurse janë deminimi, zjarrfikje apo dekontaminimi gjatë tri viteve të kaluara, duke mbajtur kurse dhe ushtrime sipas udhëzimeve të KFOR-it dhe aktiviteteve trajnuese.

Rezultatet e shkëlqyeshme materializojnë dhe vërtetojnë që KFOR-i gjithmonë ka qenë i lidhur për misionin e vet për t’i ofruar FSK-së të gjitha mjetet dhe të ndërtojnë e zhvillojë këtë organizatë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›