Dialogu me Kosoven kryenegociatori serb takon presidentin Tadic

Kreu i ekipit negociator të Serbisë ka diskutuar me presidentin Boris Tadiç hapat e mëtejshëm në dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në takim merrnin pjesë dhe ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Stefanoviç deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira.
"Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme", tha Stefanoviç. Ai shtoi se "hapat janë shumë urgjentë pasi çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë".
Kryenegociatori serb i ka cilësuar çështjet e diskutuara me delegacionin e Kosovës si shumë delikate, përfshi këtu "çështjen e kartave të identitetit dhe pashaportave, lirisë së lëvizjes, furnizimin me energji elektrike për serbët në Kosovë si dhe telefoninë celulare".