Fushata e te vegjelve Meta ne Pogradec Mediu ne Gramsh

Fitorja e “Aleancës për Qytetarin” do të thotë vijim i zhvillimit të vendit dhe bashkim me Evropën. Nga Pogradeci, ku ka ftuar të votojnë Luan Topçiun, kreu i LSI-së premtoi administrim ndryshe të Pogradecit.
“Prioriteti ynë kryesor është zhvillimi dhe punësimi. Jami bindur se projektet që paraqesim do ndihmojnë në begatinë dhe prosperitetin e këtij komuniteti”- tha Ilir Meta, kreu i LSI –së.
Solidariteti njerëzor është një vlerë që duhet mbështetur me votë, pasi kështu qytetarët do të ndihen të vlerësuar. Fatmir Mediu, gjatë prezantimit të Kastriot Zëres si kandidat për Gramshin dhe Alfred Berberit për Pojanin tha se veprat e realizuara në këto vite janë shembull i përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Është shumë e rëndësishme që ne të kërkojmë edhe solidaritetin social në shoqërinë tonë, sepse bota e sotme materiale ka nevojë edhe për atë shpirtërore, në mënyrë që shoqëria shqiptare t’i gëzojë e t’i çojë më tej vlerat e saj për t’i kthyer në vlera evropiane”- tha kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
Florian Papadhimitri