E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja, aksidentohen 8 shtetas

10/07/2009  Në aksin Fier-Seman

FIER- Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e 8 personave ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Seman dhe pikërisht në daljen e fshatit Çlirim në Fier. Dy automjete pikërisht një Mercedez Benz dhe një tjetër janë përplasur duke shkaktuar dëmtimin e 4 të rinjve që ndodheshin ne mjetin Benz me targa të Fierit dhe 4 persona të tjerë që ndodheshin në furgonin me targa të Elbasanit. Si pasojë e përplasjes mjeti Benz me targa të Fierit ka përfunduar në kanalin buzë rrugës kryesore, ndërsa furgoni është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes së tij. Të plagosurit i kanë transportuar në spitalin rajonal të Fierit dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Furgoni me targa të Elbasanit po shkonte në një gëzim familjar dhe kishte brenda tij shtetas nga Elbasani për në Seman. Drejtuesi i mjetit fugon që shkonte në drejtim të Semanit, i ka prerë rrugën automjetit Benz që shkonte në drejtim të kundërt të lëvizjes nga Semani për në Fier dhe e ka detyruar këtë të fundit të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›