Një vit kontribut për komunitete e njerëz në nevojë
10/07/2009 Fondacioni “Vodafone Albania”
Fondacioni “Vodafone Albania” prezantoi raportin vjetor për vitin 2008-‘09, ku pasqyrohen investimet sociale për vitin e shkuar, duke regjistruar ndër kontributet më të mëdha që një biznes vendas kryen në fushën sociale. Është për t’u theksuar se ky fondacion është një nga institucionet e para që ka reaguar me një përgjigje dhe përkushtim të menjëhershëm për të ndihmuar popullsinë e prekur nga fatkeqësitë, duke përfshirë paketa ndihme të dhuruara përmes Kryqit të Kuq Shqiptar për 880 familjet në Gërdec, si dhe investimi më i madh i vitit, rindërtimi i shkollës fillore në Gërdec, në sajë të të cilit 125 fëmijët e Gërdecit tashmë kanë një shkollë sipas standardeve bashkëkohore. “Të qenit i përgjegjshëm, është pjesë e ADN-së së biznesit tonë. Fondacioni përfaqëson një motor të fuqishëm të përgjegjshmërisë së biznesit në zbatimin e politikës së investimit social, që siguron efikasitet dhe qëndrueshmëri. Sot shohim mbi atë çka mundëm të realizojmë në një vit, e kjo na bën të ndihemi mirë, por në të njëjtën kohë na nxit për angazhime akoma më sfiduese për të ardhmen”, - tha Haris Broumidis, drejtor i përgjithshëm i Vodafone Albania sh.a. Me fondet e siguruara, fondacioni zhvilloi tre thirrje për aplikime për palët e interesuara të shoqërisë civile, identifikoi dhe financoi një numër prej 20 projektesh cilësore në përgjigje të prioriteteve të komuniteteve në nevojë, duke realizuar impakte të rëndësishme për fushën e edukimit, shëndetësisë, mjedisit dhe mirëqenies sociale.