Guvernatori Fullani: Kriza do të rrisë papunësinë
10/07/2009 Efektet e krizës pritet të ndikojnë në uljen e rritjes ekonomike për vitin 2009
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi dje se efektet e krizës ekonomike do të vijojnë të ndihen në ekonominë shqiptare, e cila kërcënohet nga rreziqet. “Bizneset dhe familjet kanë vështirësi me financimin dhe pritet që kjo situatë të sjellë rritje të papunësisë,” - u shpreh Fullani. Deklaratat janë bërë dje në një konferencë për shtyp mbi zhvillimet në sistemin financiar të vendit për vitin 2008 si dhe vlerësimet e BSH-së, për ecurinë e sektorit bankar në muajt e parë të vitit 2009 dhe pritjet e mëtejshme.
Rreziqet
Një rrezik më shumë është ai që shfaqet tani më, sipas ekspertëve të Bankës Qendrore, nga buxheti i qeverisë. “Ruajtja e deficitit brenda parametrave siguron qëndrueshmërinë ekonomike dhe uljen e kostos se financimit te tij. Në të ardhmen mund të kërkohet rritja e barrës fiskale në të ardhmen afatmesme,” - u shpreh Fullani. Pika më e fortë e Shqipërisë në këto kushte, sipas Bankës Qendrore, mbetet sistemi bankar, çka konfirmohet dhe nga të dhënat më të fundit. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë, sipas Fullanit, përballë krizës financiare ndërkombëtare mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. “Politika monetare e BSH-së do të jetë e orientuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj”, - theksoi Guvernatori.
Efektet
Efektet e krizës globale kanë ndikuar në disa sektorë të ekonomisë, veçanërisht të ato që prodhojnë për eksport, apo në rënien e dërgesave të emigrantëve, efekte që pritet të ndikojnë në një ulje të rritjes ekonomike për vitin 2009. Po kjo nuk do të prekë sistemin bankar. “Sistemi bankar në vend ka treguar një performancë pozitive në të gjithë treguesit e tij, edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me fundin e vitit 2008, ndonëse përballë efekteve të krizës financiare ndërkombëtare,” - tha Fullani. Tremujori i parë i vitit 2009 shënoi rritje të aktiveve të sistemit bankar me rreth 0.04 për qind në terma relativë, kundrejt fundit të vitit 2008. Ndërkohë që ky tremujor dallon rritjen e shkallës së ndërmjetësimit të sektorit bankar në ekonomi. Dinamika në strukturën e aktiveve të sistemit bankar u përcaktua kryesisht nga zhvillime të tilla si tendenca në rritje e peshës së kredidhënies, reduktim të kredisë me probleme si dhe rritje të depozitave në monedhën lekë, euro dhe dollar. Ndryshe nga tremujori paraardhës, analiza e dinamikës së strukturës së portofolit të kredive këtë tremujor, dallon për ritmin më të lartë të rritjes së kredisë akorduar bizneseve kundrejt kredisë dhënë individëve. Banka e Shqipërisë ka intensifikuar mbikëqyrjen e bankave në vend, me qëllim që të monitorohet nga afër procesi i administrimit të rrezikut dhe mënyrës se si bankat reagojnë ndaj zhvillimeve të reja.
Masat
Në kushtet kur efektet e krizës botërore bëhen gjithnjë e më të dukshme, institucioni kryesor bankar në Shqipëri ka marrë disa masa. Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë ka ndryshuar kuadrin e raportimit të bankave, në drejtim të kohës dhe cilësisë së të dhënave, në veçanti lidhur me ekspozimin e tyre ndaj tregjeve financiare dhe bankave mëmë, detyrimet e tyre, depozitat dhe ekspozimin ndaj linjave të kredisë ndaj bankave mëmë, si dhe zhvillimet në portofolin e kredisë.