Korçë, hetime për ndryshimin e kombësisë

Prokuroria e Korçës po heton dy raste të ndërrimit të kombësisë nga shqiptare në greke. Burime pranë prokurorisë kanë bërë të ditur se ka nisur një procedim penal për këto raste.
Nën hetim janë përfshirë pesë persona të cilët përmes dokumentave false kanë bërë ndryshim të paligjshëm në kombësi, duke bërë konvertimin e kombësisë në greke nga kombësia shqiptare.
Nga ana e prokurorisë nuk jepen detaje lidhur me hetimin dhe ecurinë e tij. Rasti është konfirmuar nga burimet zyrtare ndërkohë që nga ana e saj policia e Korçës ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë tre shtetas, mes të cilëve dy persona të së njëjtës familje, Donika Cobani dhe Marsel Cobani, nënë e bir.
Sipas policisë në gjendje të lirë po hetohete dhe Jorgo Lara nga qyteti i Korçës. Këta persona janë çuar për ndjekje penale pasi i janë gjetur çertifikata kompromentuese të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.